VIDEO/Vodhi ndihmat për banorët, polici i arrestuar burri i kryetares së forumit të gruas PS në njësinë 3

Ndaje

Ka patur denoncime të shumta pergjate dy ditëve, se ka abuzime të shumta lidhur me ndihmat dhe pakot që vijnë për të prekurit nga tërmeti në Durrës.

Pas publikimit të një videoje ku shfaqeshin pamje të përvetësimit të një sasie të konsiderueshme pakosh ushqimore të destinuara për banorët e prekur nga tërmeti, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat arrestoi në flagrance dy policë dhe një zjarrfikës.

Burimet bëjnë me dije se i arrestuari i identifikuar nga policia me inicialet A.Z është Altin Zeka, i cili, mban postin e shefit të Seksionit të Rendit pranë Komisariatit të Policisë Rinas, dhe është bashkëshorti i kryetares së forumit të gruas në Partinë Socialiste tek Njësia 3 në Tiranë, Valbona Zeka.

Dy personat e tjerë të arrestuar bashkë me të janë  E.H., me detyrë Komandant skuadre në Seksionin e Rendit pranë Komisariatit të Policisë Rinas për veprën penale “Shpërdorim detyre”;

– A.T., me detyrë punonjës i shërbimit zjarrfikës pranë PMNZSH Kombinat, për veprën penale të “Mashtrimit, e kryer në bashkëpunim”.

Procedimi i tyre u krye pas hetimeve të zhvilluara në lidhje me publikimin e një video në media, ku shfaqeshin pamje të transportimit e përvetësimit të një sasie të konsiderueshme pakosh ushqimore (të sekuestruara në cilësinë e provës materiale) të destinuara për banorët e prekur nga situata e tërmetit” informoi sot ministria e Brendshme.

Gjithashtu policia ka nisur procedim penal për veprën penale të mashtrimit të kryer në bashkëpunim për vetë kryetaren e Forumit të Gruas në Partinë Socialiste tek Njësia 3 në Tiranë, Valbona Zekën dhe nënën e saj,e identifikuar me inicialet Sh.T.

//DRONI.al/

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje