Kodi i Etikës

Kodi i Etikës

Gazetarët e Droni.al angazhohen të publikojnë lajme të sakta dhe të me ndershmëri, informacion që është i vërtetë, i balancuar dhe i verifikuar. Gazetari duhet të verifikojë informacionin përpara botimit me qëllim që të sigurohet që është i saktë, i bazuar në fakte dhe i besueshëm. Të gjitha të dhënat dhe informacionet i duhen nënshtruar shqyrtimit të kujdesshëm: qoftë kur është përftuar nga burime njerëzore, qoftë nga dokumentet.

Droni.al nuk mbështet asnjë forcë apo grupim politik, gazetarët dhe drejtuesit nuk lejohen të angazhohen politikisht. Droni.al nuk financohet apo mbështetet nga asnjë grup biznesi, korporate, institucion public apo privat I cfarëdo lloj natyre. Ai mbështetet në të ardhurat e siguruara nga reklama në faqe dhe në rrjete sociale e platforma të tjera, projekte që lidhen ngushtësisht me profesioni e gazetarit dhe brenda synimeve për informim të drejtë dhe të lirë që ka portali i lajmeve.

Gazetarët duhet të bëjnë gjithmonë të qarta rastet kur informacioni nuk është i konfirmuar.

Gazetarët nuk duhet të botojë asnjë foto, imazh, material audio apo vizual të përpunuar që shtrembëron idetë apo faktet e burimit, me përjashtim të karikaturave, kartonave apo pjesëve komike.

Gazetarët e Droni.al duhet të publikojnë raportim të paanshëm dhe të balancuar, t’u referohen burimeve në dispozicion dhe palëve të interesuara që mund të ofrojnë informacion të dobishëm dhe të rëndësishëm për çështjen.

Palët e kritikuara duhet të kenë të drejtën t’u përgjigjen akuzave.

Parimi i “paraqitjes së të gjitha palëve” mund të mos jetë i aplikueshëm në botime që përfaqësojnë opinione personale si editoriale apo komente,  si dhe raportime të një natyre faktike, të tilla si raportimi mbi takimet apo ngjarjet publike por dallimi i Faktit nga Opinioni duhet të jetë I qartë .

Droni.al duhet është e hapur për t’u angazhuar me audiencën dhe për t’u marrë me komentet dhe ankesat legjitime. Portali do të publikojë një korrigjim të qartë dhe përshtashmërisht të dukshëm kur demonstrohet se ka botuar një informacion të pasaktë dhe të shtrembëruar.

Gazetarët duhet të bëjnë çdo përpjekje për të mbledhur informacion nga të gjitha burimet e mundshme me qëllim që të ofrojnë informacion të saktë, të plotë dhe të paanshëm. Gazetarët duhet të jenë transparentë në punën e tyre dhe të përdorin metoda të mbledhjes se informacionit që janë etike dhe të ligjshme.

Gazetarët duhet të ushtrojë kujdes të posaçëm kur merret me burime që janë anëtarë të grupeve vulnerabël, të tillë si fëmijë dhe të rinj, viktima të dhunës apo pakica. Reporteri duhet të mos shtrembërojë dhe as keqpërdorë pohime të bëra në një kontekst specifik. Veçanërisht, kujdes i duhet kushtuar personave nga të cilët nuk pritet të jenë të ndërgjegjshëm për efektin që mund të kenë pohimet e tyre.

Gazetarët nuk duhet të bëjnë publik emrin e një personi që ka dhënë informacion mbi baza konfidenciale, veç rasteve kur personi në fjalë ka dhënë pëlqimin shprehimisht.

Pavarësia editorial; Gazetarët e Droni.al duhet të shmangin konfliktet e interesit dhe duhet të mos lejojë kurrfarë influence që buron nga bindjet personale, nxitjet politike ose financiare për të ndikuar ne raportimin e saktë dhe të paanshëm të gazetarëve dhe në punën e redaksive. Droni.al refuzon të gjithë ata që nëpërmjet kërcënimeve, provokimeve apo nxitjeve për të ndikuar kërkojnë të shtrembërojnë  apo fshehin informacion.

Drejtuesit dhe gazetarët e Droni.al duhetë të bëjnë deklarimin e konflikteve të mundshme të interest. Ata nuk kanë të drejtën të përdorin informacionin profesional që grumbullojnë gjatë kryerjes së punës së tyre për ndonjë qëllim tjetër përveçse për të informuar publikun. Gazetarët u kërkohet të shmangin mbulimin e lajmeve ku kanë një interes personal të drejtpërdrejtë. Gazetari e ka të ndaluar të pranojë ryshfet në çfarëdo lloj forme për të ndikuar në publikimin apo mospublikimin e një informacioni.

Përmbajtja editoriale duhet të dallohet qartë nga marketingu, reklama, materialet e përgatitura nga parti apo institucione/ organizata të tjera, apo nga përmbajtja e sponsorizuar. Përmbajtja e sponsorizuar duhet të tregojë qartë identitetin e sponsorit. Reklamat komerciale dhe politike, si dhe përmbajtja e sponsorizuar – përfshi artikuj dhe suplemente – etiketohen qartësisht në mënyrë që audienca e medias t’i dallojë nga përmbajtja editoriale.

Droni.al është përgjegjës për botimin e lajmeve dhe artikujve, ashtu edhe të letrave për redaktorin, komenteve apo përgjigjeve në faqen e internetit të medias, përfshi rastet ku emri i autorit është hequr apo është nënshkruar me një pseudonim.

Redaksia rezervon të drejtën të redaktojë apo shkurtojë letrat për redaktorin, apo komentet, me kusht që redaktimi të mos ndryshojë kuptimin e tyre. Redaksia fshin komente të papranueshme nga botimi kur ato janë abuzive, me gjuhë urrejtjeje, apo gjykohet se përmbajnë pretendime keqdashëse dhe të pabazuara.

Droni.al nuk boton materiale që nxisin urrejtje apo dhunë ndaj individëve mbi bazën e racës, fesë, kombësisë, ngjyrës, origjinës etnike, anëtarësisë, gjinisë, orientimit seksual, statusit civil, paaftësisë, sëmundjes apo moshës.

Gazetarët e Droni.al duhet të respektojnë gjithmonë prezumimin e pafajësisë dhe duhet të rezistojnë ta përshkruajnë dikë si kriminel përpara vendimit përfundimtar nga gjykata.

Gazetari duhet të mbrojë të drejtat dhe dinjitetin e fëmijëve dhe personave me aftësi të kufizuara, përfshi të drejtën e tyre për t’u dëgjuar. Gazetarët normalisht nuk duhet të intervistojnë fëmijë nën 18 vjeç për çështje personale në mungesë të prindërve apo personave përgjegjës për ta.

Gazetari i Droni.al duhet të respektojë të drejtat e autorit, dhe do të nxisë kolegët të respektojnë të drejtën e autorit të të tjerëve në çfarëdo fushe krijimtarie. Duhet t’ia atribuojnë informacionin që përdorin burimit origjinal. Plagjiatura është e papranueshme.

Gazetarët duhet të respektojnë dhe t’u përmbahen me kujdes rregullave të gjuhës shqipe. Përdorimi i fjalëve të huaja duhet shmangur, përveçse për qartësi kuptimi apo kur është i përshtatshëm në raportimin e drejtpërdrejtë.

Droni.al respekton dhe ndjek Kodin e Etikës të Medias Shqiptare.

Për cdo problem në lidhje me cështjet më lart mund të na shkruani në droninews@gmail.com dhe info@droni.al.