Politika e privatësisë

Politika e privatësisë

Respektimi I privatësisë:

Droni.al pranon që një informacion i pasaktë apo i rremë që dëmton, qëllimisht ose jo qëllimisht, imazhin dhe reputacionin e një personi tjetër përbën cenim të dinjitetit njerëzor. Prandaj një gazetar I Droni.al duhet të respektojë të drejtën e individit për privatësi. Vetëm mbrojtja e interesit publik mund të justifikonte investigimet gazetareske që ndërhyjnë në aspektet private të jetës së individëve. Droni.al publikon lajme që i referohen vetëm aspekteve personale apo private të jetës së personave kur ato janë relevante për lajmin.

Figurat publike gëzojnë më pak të drejtë për privatësi se sa individët e tjerë. Megjithatë, informacioni për jetën e tyre private dhe informacioni që lidhet me familjet dhe të njohurit e tyre duhet bërë publik vetëm kur i shërben interesit publik. Zyrtarët publikë po ashtu justifikohen të mos bëjnë publike jetën e tyre private, përveç rasteve kur jeta e tyre private mund të ndikojë në veprimtarinë e tyre publike.

Politika e privatësisë:

Droni.al është i përkushtuar në ruajtjen e të dhënave personale të përdoruesve të  www.droni.al.

Ne përdorim cookies që ndihmojnë në personalizimin e përdorimit të faqes sonë nga ana juaj. Cookie është një njësi e vogël informacioni i cili i dërgohet hard-drive të kompjuterit tuaj nga serveri i faqes në mënyrë që faqja jonë të mbajë mend se cilët jeni ju. Ky informacion mund të përfshijë informacion në lidhje me përdorimin tuaj të mëparshëm të faqes sonë, informacion rreth kompjuterit tuaj, si adresa IP e kompjuterit tuaj dhe lloji i programit të lundrimit në internet (broëser), të dhëna demografike, si dhe nëse ju e keni vizituar faqen tonë duke përdorur linqe të vendosura në faqe të treta.

Nëse ju jeni një përdorues i regjistruar ose abonent, në informacion mund të kërkohet dhe emri juaj dhe adresa elektronike për arsye verifikimi. Ne mund të përdorim informacionin e mbledhur nga cookies për: identifikimin e përdoruesve që rikthehen në faqen tonë, përdoruesit e regjistruar ose abonentët duke u mundësuar të kenë akses në një faqe të personalizuar për ta, mundësimin tuaj për të naviguar më shpejtë dhe në mënyrë më efeciente në faqen tonë me qëllim zhvillimin e faqes sipas preferencave tuaja, dhe duke ndërtuar një profil demografik të përdoruesve tanë.

Ju mund të fshini cookies nga kompjuteri juaj në çdo moment. Megjithatë, kjo do të nënkuptonte se çdo e dhënën e ruajtur nga ju, si emir i përdoruesit ose fjalëkalimi, do duhej të vendosen sërish. Ju gjithashtu mund të zgjidhni që broëser-i i internetit që përdorni të mos ruajë cookies në kompjuterin tuaj.

Kjo gjë mund të kufizojë funksionimin e faqes, të mos lejojë leximin e pjesëve të faqes që janë të kufizuara vetëm për përdorues të regjistruar, si dhe disa formatime ose përmbajtje mund të mos jenë të aksesueshme nga ana juaj. Droni.al përdor Google Analytics, për përpunimin e të dhënave që mundësohet nga Google, Inc. (“Google”). Google Analytics përdor cookies që na ndihmojnë ne të kuptojmë se sa përdorues e vizitojnë faqen tonë.

Google mund t’i transferojë këto të dhëna tek palët e treta të cilat i kërkojnë në zbatim të ligjit, ose palëve të treta që e procesojnë informacionin në emër të Google. Google nuk do e lidh adresën tuaj të IP me asnjë të dhënë tjetër që Google zotëron. Ju mund të refuzoni përdorimin e këtij cookies duke bërë përzgjedhjen e nevojshme në broëser-in tuaj, por kini parasysh që nëse ju e refuzoni nuk do të jetë e mundur që të përdorni versionin e plotë të faqes. Duke përdorur këtë faqe ju bini dakord procesimin e të dhënave tuaja nga Google sipas mënyrës dhe për qëllimet e përmendura më lart.

Kjo politikë mund të ndryshojë bazuar në ndryshimet në legjislacion, praktika më të mira të identifikuara ose përmirësimin e faqes.