Kushtetuesja pranon padinë për Ligjin e Nënshtrimit të Shtresës së Mesme

Kushtetuesja pranon padinë për Ligjin e Nënshtrimit të Shtresës së Mesme

118
0
Shares

Gjykata Kushtetuese njoftoi sot se pranon padinë e opozitës për shfuqizimin e ligjit për tatimin e profesioneve të lira i cili vendos shtresën e mesme në një regjim mbijetese duke ia nështruar atë pushtetit.

Ligji për tatimin e profesioneve të lira, propozuar nga qeveria, është një iniciativë që synon të rregullojë mënyrën sesi tatimet janë të aplikueshme në fushat e gazetarisë, këshillimit juridik, arkitekturës dhe profesioneve të tjera të pavarura. Ligji ka caktuar nivele të tatimit për këto profesione, duke përfshirë fashat 15% dhe 23%.

Opozita e ka dërguar draftin në Gjykatën Kushtetuese duke argumentuar se ligji është i padrejtë. Ata kërkojnë shfuqizimin e nenit 24, pika 2 e nenit 69, pika 1, gërma “d”, dhe fjala e dytë e ligjit, të cilat janë lidhur me nivelet e tatimit për profesionet e lira.

Argumentet e opozitës përfshijnë mosrespektimin e parimeve të barazisë në tatime, pasigurinë e këtij ligji për të garantuar zhvillimin e lirë të aktivitetit të profesioneve të lira, si dhe ndikimin e mundshëm negativ në sektorin e biznesit të vogël dhe të mesëm. Ata argumentojnë se nivelet e propozuara të tatimit do të shtyjnë profesionistët nën një barrë tatimore të padëshirueshme.

Gjykata Kushtetuese ka njoftuar palët që duhet të paraqesin argumentet dhe materialet shtesë për çështjen deri më 21 Maj. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY