Raportimet për Shqipërinë do rikthehen së shpejti, flet gazetari italian i tv...

Raportimet për Shqipërinë do rikthehen së shpejti, flet gazetari italian i tv publik të Italisë

279
0
Shares

Drejtuesi e drejtori i programit Report, Sigfrido Ranucci, ka zhvilluar sot një konferencë shtypi me gazetarët e huaj, i shoqëruar nga Drejtuesi i sindikatës së gazetarëve Daniele Macheda dhe nga drejtuesi i Fenderatës Kombëtare  të Medias italiane, Vittorio Di Trapani.

Gazetari Sigfrido Ranucci për Syri TV i ka dhënë përgjigje pyetjeve të shumta që publiku shqiptar ka shprehur gjatë ditëve të fundit, mbi vijimin e reportazhit investigues mbi Shqipërisë e pse ai nuk është transmetuar ashtu sic u premtua një javë më parë?

A jeni censuruar nga kryeministri shqiptar Edi Rama?

Ranucci: Jo asnjë censurë e gjatë këtyre ditëve jam përpjekur t’i përgjigjem në rrjetet sociale dhe interesit të lartë të publikut shqiptar. Asnjë censurë.

Pse nuk u transmetuar vazhdimi i reportazhit investigativ mbi Shqipërinë Shqipërinë?

Ranucci: Po punojmë për t’u rikthyer me materiale të tjera më të thelluara në analizën e nevojshme e duke respektuar kohën televizive. kemi respektuar disa investigime të tjera që kanë prioritet pasi për pak hymë në fushatën elektorale të zgjedhjeve europiane e duhet të respketojmë dhe par condition politik.

Pjesa mbi Shqipërinë do të jepet rregullisht shumë shpejt. Nuk kemi pasur presion. Shumë na kanë kritikuar, edhe vetë Kryeminsitrja Meloni që e ka quajtur reportazhin tonë “një linçim ndaj popullit shqiptar”.

Dua ta rikthesoj, asnjë linçim madje siç e provuan dhe sondazhet në Shqipëri, 84% e publikut shqiptar mendon se faktet e këtij reportazhi janë të vërteta.

Ajo që më vjen keq është se si një Kryeministre italiane nuk ka besim në një televizion publik i shtetit italian. Brenda muajit do të transmetojmë pjesën e radhës së Report mbi Shqipërinë.

A do të realizoni një intervistë televizive me kryeministrin shqiptar me kushtet që ai ka kërkuar, live e jo e montuar?

Intervista me KM shqiptar do të respektohet si kreu i një qeverie e siç respektohet çdokush që intervistohet nga Report. Nëse ai do të pranojë intervista do të respektojë formatin e Report, mendimi i tij do të përcillet ashtu siç e shpreh, në mënyrë integrale e nuk do të bëjmë prerje të koncepteve dhe përmbajtjes që ai do të përcjellë.

Si komentoni akuzat e Ramës se investigimi juaj është fals mbi sekretarin e përgjithshëm të Kryeministrisë?

Ranucci: Ne kemi përgjigjet e Agaçit, janë të certifikuara siç na i ka përcjellë. Ne bëjmë punën e nuk kemi bërë akuza, por kemi sjellë kontekstin e gjithçkaje. Nuk kemi goditur përgjithësisht, por kemi dhënë emra e mbiemra të politikanëve të përfshirë në ngjarjet e korrupsionit. Trasparency International ka dokumentuar Shqipërinë si vend i përfshirë në ngjarje të rënda korruptive.

Një koment si gazetar pse dhe si e shihni mbrojtjen që Kryeministrja Meloni bëri ndaj homologut të saj shqiptar?

Ranucci: E shoh si solidaritet mes kryeministrave, ashtu siç kemi ne gazetarët me njëri-tjetrin. syri.tv

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY