Divorc Meta-Kryemadhi? Monika: raporti bashkëshortor me Ilir Metën është i ngrirë për...

Divorc Meta-Kryemadhi? Monika: raporti bashkëshortor me Ilir Metën është i ngrirë për momentin

594
0
Shares

Deputetja Monika Kryemadhi deklaroi sot në emisionin Opinion në tv Klan se raporti bashkëshortor me Ilir Metën është i ngrirë për momentin. Ajo u pyet nga gazetari Blendi Fevziu se si janë janë marrëdhëniet me Metën.

“Një raport për momentin i ngrirë për shkak të konflikti në parti. Brenda familjes tonë kanë ndërhyrë njerëz që mendojne duke menduar se duke shkatëruar lidhjet familjare do rregullojnë të tyre. Ne nuk kemi konflikte parimore”, tha Kryemadhi.

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i ftuar në Syri Tv, nuk iu përgjigj rreth kësaj deklarate në mënyrë të qartë.

Ai tha se problemet kanë lindur që nga momenti kur dogji mandatin.

“Problemi kryesor për qytetarët është ç’do bëjë Meta dhe PL për ata. Problemet tona kanë lindur që nga koha që ka djegur mandatet.

Kështu u kthyem te nepotizmi. Duhet të ndahemi nga nepotizmi si parti se kemi një program ambicioz. Në prokurori keni 7 veta nga një familje. Në dogana keni 200 raste që janë burrë e grua”, tha ai.

Një natë më parë, gjatë një emisioni në Top Channel, gazetari Bledian Koka tha se Meta nuk fle në shtëpinë e tij prej disa ditësh. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY