Miku i Ramës, Baton Haxhiu sulmon ashpër Erion Veliajn: Jep dorëheqjen. Tommaso...

Miku i Ramës, Baton Haxhiu sulmon ashpër Erion Veliajn: Jep dorëheqjen. Tommaso Buscetta u pendua dhe pushoi së qeni mafioz

745
0
Shares

Kryetari i bashkisë Erion Veliaj sulmoi sot pasdite analistët në shumë media me fjalë fyese si ‘llum’, ‘maskarenj’, ‘interesaxhinj’ e ‘njerëz të poshtër’.

“Kur them se duhet të jemi krenar, duhet të jemi krenar edhe sesi e kemi mbledhur gjithë llumin bashkë. Mjafton të shikoje dje emisionet e lajmeve, dhe ti kupton se një nga meritat tona është se kemi mbledhur si armiq bashkë të gjithë llumin. Secili prej analistëve, ka kërkuar diçka në Bashkinë e Tiranës. E di ai çfarë ka kërkuar Ben Reli për atë portalin që nuk jepet leje në kopshtin zoologjik.

E di ai tjetri çfarë ka kërkuar për sondazhet që nuk i bën dhe faturon shifra të panevojshme dhe kur nuk e duan në Kosovë, në Shqipëri nuk e duan aspak.

Ai që ka ndërtuar pallat në mes të Bllokut e ka shumë të lehtë sepse ky kryetar bashkie nuk e lë më të bëjë pallat në mes të Bllokut duke ua vjedhur motrave besimtare.

Secili prej maskarenjve që është aty përballë ka interesin e vet, nuk qan hallin as për pastrimin, as për shkollat.

Shumica e analistëve që nuk kanë qenë mentor i askujt, burra nga 55 vjeç rrinë natën në TV sikur po shikojnë Pornhub si pitbulla që shqyejnë çdo gjë që u del përpara”, tha Veliaj.

Pra në disa raste ishte konkret dhe mes tyre edhe Baton Haxhiun, një gazetar që jeton brenda axhendës politike të Ramës dhe përforcues e përcjellës i mesazheve të propogandës që nis nga zyra e Endrit për tu qarkulluar për opinionin publik. Zëdhënësi informal i spitalit amerikan është sulmuar sot nga kryetari i bashkisë pasi sipas Veliajt ai nuk ia kishte dalë të merrte fonde nga bashkia pas kërkesave për ‘sondazhe’ me ‘çmime të panevojshme’. Saktësisht: “E di ai tjetri çfarë ka kërkuar për sondazhet që nuk i bën dhe faturon shifra të panevojshme dhe kur nuk e duan në Kosovë, në Shqipëri nuk e duan aspak”.

Meqënëse Haxhiu ishte lehtësisht i identidikueshëm edhe për publikun jo të vëmëndshëm për analizën politike në mediat shqiptare, ai është përgjigjur ndaj Veliajt pa pikë mëshire.

“Më kryesorja është se Veliaj është politikisht i zbrazët, njeri pa mendim personal dhe identitet politik. Sjellja e tij nuk ndikohet prej asnjë pikëpamje ideologjike por krejtësisht prej nevojave për mbijetesë në rrethana të ndryshme politike.

Mirë, Erion, e zëmë për një çast se të gjithë ne jemi edhe të poshtër, edhe maskarenj dhe asgjë hiç më shumë se një llum.

A e ndryshon kjo faktin se një kryetari të cilit i bien të gjithë drejtorët me rëndësi në një proces gjyqësor për skema kriminale, një figure politike e cili po ashtu është nën hetim nga SPAK dhe njeriu kryesor në krye të aferës së djegësëve duhet të japë dorëheqje në një shoqëri të mirëfilltë demokratike? Aspak.

Në fakt, dorëheqja është më e pakta sepse në një rrethanë normale do ishe prej kohësh i mbyllur në një hapësirë të ngushtë pas grilash.

Prandaj, në vend të luftërave shterpë për tërheqje të vëmendjeve të audiencave të militantëve patronazhistë, është më e udhës që diskutimi për këtë çështje të ndodhë brenda një kornize demokratike, sado e vështirë të jetë një ndërmarrje e tillë për ty.

E vështirë është, natyrisht, edhe të përplasesh pas shembullit të Saimir Tahirit, nga një artist i politikës së rrjeteve sociale me ëndrra të pambështetura për tu bërë një yll i politikës kombëtare, në një emblemë të stërkeqjes morale me shumë pak kontribute përmbajtjesore në sferën publike.Asnjëherë se ke fituar asnjë garë politike.

Edhe diçka për fund.Për mua që shkruaj ndër të tjera u qortova se kisha ardhur në Shqipëri, sepse isha dëbuar nga Kosova. Në të njëjtën kohë, stafi i tij nga Bashkia ka shpërndarë një postim me fytyrat e gazetarëve të cituar: një listë e vërtetë eliminimi…

Përsa i përket bashkëpunëtorëve të drejtësisë.

Kur Tommaso Buscetta u pendua dhe filloi t’i tregonte gjykatësit Falcone për organizimin e Cosa Nostra-s, ai pushoi së qeni mafioz”, shkruan Haxhiu.

Konteksti: Kur ndodh grindja mes maskarenjve për lartësinë e së keqes që i bëjnë të tjerëve, gjërat kanë marrë rrokullimën dhe njëri prej maskarenjve në mos të dy janë bërë të padurueshmë edhe në llumin që i ushqen ata.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY