Nuk shkoi vetë por e thirrën. Fletëthirrja: Unë prokurori Dritan Prenci urdhëroj...

Nuk shkoi vetë por e thirrën. Fletëthirrja: Unë prokurori Dritan Prenci urdhëroj shtetasin Erion Luan Veliaj

382
0
Shares

Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj deklaroi të hënën dhe të martën se po shkonte me dëshirë dhe vullnetarisht për të dhënë shpjegime në lidhej em cështjet që po heton SPAK dhe lidhen me të e bashkinë e Tiranës.

Por ajo që ka thënë Veliaj nuk është e vërtetë. Domëthënë ka gënjyer, sic bën në shumicën e rasteve.

Gazetarja Klodiana Lala ka publikuar sot tekstin e fletëthirrjes dhe një screen short të saj gjatë një emisioni në news24

Ndërkohë edhe BIRN publikoi një proponocim të kreut të SPAK, Altin Dumani. “I është dërguar fletë-thirrje të mërkurën e javës së kaluar për t’u pyetur në cilësinë e deklaruesit si person që ka dijeni mbi rrethanat e çështjes së inceneratorit të Tiranës,” ka thënë Dumani për Birn.

Fletëthirrja:

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit e Krimit të Organizuar

Urdhër për thirrjen e shtetasit Erion Veliaj

Tiranë, 24 prill 2024

Unë, Dritan Prençi, me detyrë prokuror në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit e Krimit të Organizuar në zbatim të nenit 312 të Kodit të Procedurës Penale për marrjen e të dhënave në funksion të hetimit të procedimit penal numër 255 viti 2020.

Urdhëroj: Shtetasi Erion Luan Veliaj, i ditëlindjes 17.12.1979, me detyrë kryetar i Bashkisë Tiranë, të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në datën 30 prill 2024, ditën e martë, në orën 10:00, tek hetuesi A. S., për marrjen e të dhënave për rrethana të dobishme në funksion të hetimit procedurial penal numër 255, viti 2020 (me vete të ketë dokument identifikimi).

Paraqitja e shtetasit të mësipërm kërkohet me qëllim pyetjen e tij si person që ka dijeni lidhur me rrethanat e hetimit, lidhur me hetimet paraprake procedimi penal 255, viti 2020.

Në rast mosparaqitjeje, ditën dhe orën e caktuar, pa pasur pengesa të ligjshme, paralajmërohemi se në bazë të nenit 312/2 të Kodit të Procedurës Penale, do të urdhërohet shoqërimi juaj i detyrueshëm nga Policia Gjyqësore.

Njoftimi i mësipërm të kryhet me anë të shërbimit postar në adresën e punës Bashkia Tiranë.

Prokurori i çështjes, Dritan Prençi

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY