“Nesër në ora 11.30, të gjithë te bashkia! Të bëjmë drejtësi me...

“Nesër në ora 11.30, të gjithë te bashkia! Të bëjmë drejtësi me zemërimin tonë”

45
0
Shares

Nesër në ora 11.30, të gjithë te bashkia! Është koha nesër të bëjmë drejtësi me zemërimin tonë, tha këtë mbrëmje kreu i opozitës, Sali Berisha.

“Është koha nesër të bëjmë drejtësi me zemërimin tonë të firmosim largimin e hajnave.
Rritjen e pensioneve.
Është koha të bëjmë drejtësinë.
Të firmosim që në spitalet tona të mjekohemi si njerëz, siç e meritojmë.
Është koha të këpusim me fuqinë tonë zinxhirin e kësaj vjedhje të tmerrshme që po shfaros shqiptarët.
Ndaj dhe nesër, në ora 11.30, të gjithë te bashkia për shpëtimin e shtëpisë së parë të Tiranës.
Qytetarë dhe qytetare, shqiptarët në të katër anët e dheut presin nga ju çlirimin e bashkisë.
Presin nga ju betejën epike, fitoren historike mbi këto klane mafioze.
Presin të marrim fatin në duart tonë dhe të mos presim nga askush tjetër përveçse nga guximi ynë, nga zemërimi ynë, nga veprimi ynë.
Ndaj dhe nesër do të jetë dita e gjyqit popullor, e gjyqit qytetar ndaj armiqve të shqiptarëve”, tha Berisha. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY