Frika e qytetarëve, thirrja e inxhinierit për banorët e Tiranës: Rikthehuni nëse...

Frika e qytetarëve, thirrja e inxhinierit për banorët e Tiranës: Rikthehuni nëse keni vetëm plasaritje muresh

58
0
Shares

Ka shumë qytetarë të cilët kanë braktisur shtepite dhe banesat e tyre përkohësisht në Tiranë dhe në Durrës, ndërsa ende kanë frikën dhe ankthin e rikthimit të goditjeve, që sipas tyre mund t’i dëmtojë ndërtesat e tyre më shumë.

“Nëse pallatet e larta nuk kanë çarje të mëdha, dëmtime serioze, por plasaritje suvaje dhe i kanë rezistuar më së miri tërmeteve, nuk ka asnjë rrezik të kthehesh në to. Lëkundjet mund të ndjehen, por rrezik nuk ka, veçanërisht në Tiranë”,ka qënë kjo thirrja e një inxhinieri.

Me thirrjen që banorët të kthehen në shtëpitë e tyre nëse nuk kanë pasur dëmtime, inxhinieri Agim Seranaj duke folur në emisionin e mëngjesit në ABC, sa i përket panikut tek qytetarët, për shkak të të cilit një pjesë zgjedhin të flenë në makina ai shprehet se tashmë rreziku më i madh ka kaluar.

Ndërkohë, Seranaj shprehet se në Durrës në Lagjen 4, zona e Stadiumit dhe Spitallës ka patur shumë dëmtime dhe në pallate me shumë kate, ku disa prej tyre nuk mund të kthehen në gjendje funksionale.

Në kryeqytet dhe ne Durres ka nisur inspektimi dhe vlerësimi i pallateve nga grupe te ngritura, për të  cilat do te hartohen raporte per te siguruar qytetaret nese duhet apo jo te qendrojne ne keto banesa.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY