2 milionë euro çeqe të falsifikuara, 3 italianët do godisnin bankën më...

2 milionë euro çeqe të falsifikuara, 3 italianët do godisnin bankën më të parë

53
0
Shares

Shkodër

Tre italianë u arrestuan në Hanin e Hotit në Shkofr pasi në një cantë u gjetën çeqe me vlerë 2 milionë euro të falsifikuara.

U arrestuan shtetasit italianë R. M., 44 vjeç dhe C. S., 49 vjeç.

“Në dalje të vendit, u kalua për kontroll në vijë të dytë, automjeti me të cilin udhëtonin shtetasit R. M. dhe C. S., në bagazhin e të cilit janë gjetur 2 pako me çeqe të dyshuara të falsifikuara, me vlerë 2000 dollarë secili (vlera totale 1 milion dollarë).

Çeqet e padeklaruara u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin, 1700 euro, vulat dhe 2 celularë”, njoftoi policia e Shkodrës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY