Mastora refuzon të ketë mbytur pleqtë në Dropull, por një gjetje në...

Mastora refuzon të ketë mbytur pleqtë në Dropull, por një gjetje në shtëpi e mban mbërthyer

182
0
Shares

Thoma Mastora nuk ka pranuar në polivi se ka goditur për vdekje Kosta dhe Kleoniqi Ilian. Ai ndodhet në qeli me akuzën e vrasjes së çiftit të moshuar Kleoniqi dhe Kosta Ilia në Bodrishzë të Dropullit.

Policia gjeti edhe disa pika gjaku të Mastorës mes provaveç të gjetura brenda banesës së çiftit.

69-vjeçari u arrestua pas egzaminimit të njollave të gjakut të gjetur në shtëpinë e të moshuarve. Sipas policisë, Mastora i ka goditur burrë e grua me shkop dhe sëpatë, ndërsa ngjarja dyshohet të ketë ndodhur rreth 36 orë pasi çifti u gjetën të pajetë dhe fqinja e tyre.

Sipas uniformave blu, shkak i krimit janë bërë debatet dhe mosmarrëveshjet mes 69-vjeçarit dhe Kosta Ilias pasi ky i fundit nuk dëshironte që bashkëfshatari t’i shkonte për vizitë. Ata janë përplasur me njëri-tjetrin dhe ka qenë 84-vjeçari që e ka goditur me shkop Thoma Mastorën dhe ky i fundit është kundërpërgjigjur duke i goditur të dy për vdekje. Çifti i të moshuarve jetonin të vetëm ndërsa nuk kishin fëmijë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY