Familjarët e Ergysit: Jemi të shokuar, nuk ia falim Almës. Kamerat kapin...

Familjarët e Ergysit: Jemi të shokuar, nuk ia falim Almës. Kamerat kapin çastin e Almës me kunatën

2197
0
Shares

Familjarët e Ergys Arrazit u thanë sot mediave lokale në Shkodër se nuk ia falin nuses vdekjen e 3 fëmijëve ndërsa janë të shokuar e plot dhimbje për humbjen e tyre.

Ata pretendojnë se Ergysi nuk i ka keqtrajtuar asnjëherë. Ai ishte sipas tyre familjar korrekt dhe se punonte në një dyqan por Alma merrte ilaçe në klinikën e lagjes. Ajo kishte gjendje të rënduar emocionale pas disa debateve në familje.

“Jemi të lëndur dhe shokuar, nuk ia falim nuses vendimin fatal që ka ndërmarrë duke i marrë jetën vetes dhe tre fëmijëve. Erdgysi i kishte pikë të dobët fëmijët, ai nuk i ka keqtrajtuar asnjëherë. Punonte gjithë ditën në dyqan celularësh për t’i dërguar në shkolla private. Çifti kohët e fundit kanë patur debate dhe Alma merrte ilaçe në ambulatorin e lagjes për gjendje të rënduar emocionale, por këtë vendim as nuk mund ta imagjinonim.”

Nga këqyrja e kamerave të sigurisë marrë në lokalet më afërsi të Urës së Bunës ku mendohet se u hodha Alma me fëmijet, nuk shfaqet momenti kur janë hedhur në lum, por është fiksuar momenti kur po pinte kafe në lokal.

Alma me 3 fëmijët kanë qenë me kunatën, gruan e vëllait të Ergys Arrazit. Ajo ka thënë në polici se Alma i kishte treguar që kishte bërë fjalë me burrin. 8 ekipe kërkimi të policisë dhe ushtrisë si dhe banorë të zonës apo peshkatarë vullnetarë.

Alma Arrazi besohet se u hodh në lumin Buna me 2 maj bashkë me 3 fëmijët  e saj përkatësisht 9,6 dhe 4 vjeç. Vajua 9 vjeçare u gjet dje nga një peshkatar në një vend ku thellësia e ujit nuk ishte më shumë se 1 metër. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY