Situata pas atentatit, prokurori Ndoj merret në pyetje, makina e braktisur kontrollohet imtësisht

Ndaje

Mbrëmjen e djeshme, policia gjeti mjetin e braktisur dhe brenda tij gjetën 2 kallashnikovë, të cilët thuhet se janë përdorur në sulmin ndaj mjetit tip ‘Benz’ AA 333 ZD pasditen e djeshme në mbikalimin e Shkozetit në Durrës.

Policia siguroi zonën, dhe duke qenë se ishte natë, këqyrja e mjetit do të bëhet sot, targat e të cilit rezultonin të vjedhura në Tiranë.

Ndëkohë Prokurori i Krimeve të Rënda Anton Martini ka marrë në pyetje rreth orës 21:30 kolegun e tij, Arjan Ndoja, që iu bë atentat pasditen e sotme. Ende nuk dihet se cfarë ka deklaruar, por gjendja e tij është e stabilizuar dhe jashtë rrezikut.

Nga ana tjetër, një pjesë e autostradës Durrës-Tiranë vijon të qëndrojë e bllokuar për shkak të atentatit që ndodhi pasditen e sotme. Sipas informacioneve, policia ka devijuar qarkullimin e automjeteve nga Ura e Dajlanit deri në mbikalimin e Shkozetit, aty ku ndodhi atentati.

Mësohet se policia ka nisur të sekuestrojë të gjithë kamerat e bizneseve që ndodhen përgjatë këtij segmenti të autostradës, për të parë lëvizjet e atentatorëve.

Kujtojmë se mbrëmë u shoqëruan 10 persona në policinë e Durrësit, si persona që mund të kishin dijeni për ngjarjen në fjalë, por jo të dyshuar si autorë.

/DRONI.al/

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje