“Kam shkollën e Ramiz Alisë, Fatos Nanos, Sali Berishës”

“Kam shkollën e Ramiz Alisë, Fatos Nanos, Sali Berishës”

289
0
Shares

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, gjatë fjalës së tij nga Konventa Kombëtare, se ai ka shkollën e Ramiz Alisë, Fatos Nanos dhe Sali Berishës dhe kush qëndron këtu për të bërë lojëra kundër PL e ka gabim.

“Kush është me Ilir Metën, nëse votohet president, do të rrijë me Ilir Metën. Kush qëndron këtu për të bëra lojërat e atij torollaku, e ka shumë gabim, se Ilir Meta ka bërë shkollën e Ramiz Alisë, Fatos Nanos, Sali Berishës, etj. Ndaj gabimi që unë bëra, filloi me 9% numërimi i LSI, kur u zgjova unë vajti me 6%. E dija që ishin dy kompani izraelite, që kishin lidhje bashkë që punon një për Ramën e një për Lulin, kundër LSI”, tha Meta.

Meta po ashtu ka paralajmëruar nga Konventa të gjithë anëtarët, duke thënë se kush është pro tij kur ai të zgjidhet president i kësaj partie, të qëndrojnë, ndërsa të tjerët të ikin.

”Unë dua tu them një gjë gjithë Shqiptarëve, e dinë që unë Kushtetutën jo që nuk e kam shkelur, dhe këtë e ka thënë dhe Venecia ku është hedhur para e madhe kundër Presidentit. Një gabim e kam bërë unë, kam bërë gabim që natën e  zgjedhjeve, pasi u zgjova nga ora 2 e natës në Vlorë, për të bërë presion ndaj mafias, që nxitën dhunë e vrasje në Elbasan, që kishin plan ta linin opozitën me 20 mandate, unë i vetëm bëja presionin që duhet të bëja për të shpëtuar pluralizmin. Më dhimbsej partia ime që kisha krijuar, me po po, jo-jo”, tha Meta.

Në vijim ai ka treguar gabimin më të madh që ka bërë kur deputetët dogjën mandatet.

“Bëra gabim që fola me dy deputetët, duhet ti kisha marrë të gjithë”, tha ai.

Ndër të tjera, Meta ka treguar edhe bisedën me Haxhinaston pas kësaj ngjarjeje, ku i ka thënë: “ore zotëri po ti si e bërë këtë gjë, si nuk çove një sms”, më thoshte “unë mendova se e kishin mbyllur me ty.’Por si ore unë të iki nga fusha e betejës. I thosha “more profesor Panariti”, se erdhi në presidencë, “si e bëre këtë ti, je shkencëtar e kështu”. “E bëra”, më tha. “Kështu më ka thënë edhe babai atëherë, e bëmë ne këtë”. Po si e bëmë ne këtë, çfarë ti bëj unë atyre mesazheve tani këtu. Gjysma e partisë është në emigracion. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY