Opozita fiton zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, edhe ato parlamentare edhe presidenciale

Opozita fiton zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, edhe ato parlamentare edhe presidenciale

459
0
Shares

Ndërsa janë numëruar afro 90% e votave në Maqedoninë e Veriut, opozita e djathtë e drejtuar nga Hristian Mickoski është fituese e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale.

LSDM që ishte në pushtet e drejtuar nga Dimitar Kovaçevski ka humbur zgjedhjet si ato parlamentare, ashtu edhe për presidentin e Maqedonisë së Veriut.

VMRO-DPMNE kryeson bindshëm rezultatet me afro 43 për qind të votave ndërsa LSDM-ja e Kovaçevskit ka marrë vetëm 14.8 për qind.

Në vendim e trëte por sbumë afrë me vendin e dytë është koalicioni i partive shqiptare “Fronti Europian” që kryesohet nga BDI e Ali Ahmetit me 14.3 për qind të votave, pothuajse sa LSDM.

Në vend të katërt renditet një tjetër koalicion partish shqiptare VLEN, i cili ka siguruar 11.2 për qind të votave.

VMRO-DPMNE ka siguruar 59 vende në Parlament, nga 61 vende që duhen për krijimin e qeverisë. LSDM ka siguruar vetëm 19 vende, 1 më shumë se Fronti Europian i Ali Ahmetit me 18 vende. Ndërsa koalicioni VLEN ka siguruar 13 mandate.

Opozita shënoi fitore edhe në zgjedhjet presidenciale, ku kandidatja e saj Gordana Davkova nga numërimi i 85 për qind të votave ka siguruar rreth 65 për qind të tyre.

Ende pa u mbyllur numërimi i plotë, presidenti në detyrë, Stevo Pendarovski që kandidonte për një mandat tjetër, pranoi humbjen.

Pjesëmarrja në zgjedhjet parlamentare ishte 53 për qind e qytetarëve me të drejtë vote, ndërsa në rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale ishte 46.31. r.r

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY