Gazetari akuzë të fortë: Rama dhe Braçe përgjegjës për atentatin ndaj Ndojt,...

Gazetari akuzë të fortë: Rama dhe Braçe përgjegjës për atentatin ndaj Ndojt, Pirgut do ti duhen dhe 300 koncerte për imazhin

94
0
Shares

Pas ngjarjes të rëndë të ndodhur me protagonist prokurorin Arjan Ndoj, gazetari, Bledian Koka, reagon duke u ndaluar tek motivi pse mund të ketë ndodhur ky atentat. Koka thotë se Gjiri i Lalzit është kthyer në mollë sherri për ndarjen e tokave.

Duke komentuar atentatin ndaj prokurorit Ndoj në studion e RTV Ora, Koka bëri përgjegjës kryesorë kryeministrin Rama dhe zëvendësin e tij Braçe, të cilat sipas tij në mos janë urdhëruesit janë frymëzuesit e kësaj ngjarje të paprecedent.

Bledian Koka: Të gjitha rrugët e kësaj ngjarje të çojnë drejt Gjirit të Lalzit. Gjiri i Lalzit është kthyer në një lloj ekatombe e cila nuk përjashton as prokurorët.Sigurisht kemi pasur rastin e të ndjerit Skerdilajd Konomi, i cili gjithashtu është pjesë e një atentati që vjen për shkak të interesave dhe debateve që ka prodhuar territori i Gjirit të Lalzit. Këtu jemi në të njëjtat kushte.

 Gjiri i Lalzit është kthyer në një ndarje tokash ku prokurori mesa duket ka mbajtur anën e personit që kishte në makinë.Ngjarja është shumë e koklavitur.Dyshoj që siç mund të jetë luftë mes bandash, ka të bëjë për shkak të qëndrimit që Ndoj ka mbajtur duke arrestuar Liridon Pulën. Çfarëdo lloj gjëje që ndodh pas kësaj përgjegjës dhe produkt kryesor ka dy personat në fjalë që janë nën akuzë sot që në mos janë urdhëruesit janë ato që kanë favorizuar që sot kemi një ngjarje të paprecedentë që do dalë dhe kjo në mediat ndërkombëtare dhe tenorit Saimir Pirgu do ti duhet edhe 300 e ca koncerte të tjera të rregulloj imazhin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY