GLADIATOR ME TAKA/ Kryemadhi largohet nga strukturat e larta drejtuese të PL:...

GLADIATOR ME TAKA/ Kryemadhi largohet nga strukturat e larta drejtuese të PL: Prioritet 3 fëmijët e mi. Ka dhe 2 propozime të rëndësishme për partinë

509
0
Shares

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, tha sot se në kundërshtim me dëshirën e saj po largohet nga strukturat drejtuese të PL përmes statutit.

Ajo foli për mediat para fillimit të Komventës Kombëtare të LSI ku do të votohet për lidershipin e kësaj partie, e treta në Parlament.

Kryemadhi tha se prioritet për të do të jenë 3 fëmijët.

“Normal që ndjej keqardhje, se 30 vjet të jetës tënde politike të t’i fshijnë me një vendim dhe të të përzen se ke zgjedhur të ndërtosh familje dhe jo përftime, për mua familja është më e rëndësishme se politika. Në politikë jam investuar që në forumin socialist shqiptar për të rinjtë, jam një nga akademitë më të vjetra për të rinjtë, por mendoj se ka ardhur koha që prioritetet e Monika Kryemadhit janë, Bora, Besi dhe Era.

Në 30 vjet Monika ka qenë një gladiatore në arenën e luftës, e cila bënte shfaqje dhe neroni ngrinte gishtin, vrite ose lërë të jetojë. Pas 30 viteve Monika ka vendosur të mos bëj më luftë, por të shoh prioritete të tjera”, tha Kryemadhi.

Në vijim Kryemadhi tha për mediat se nuk do të krijojë një fraksion të ri brenda kësaj force politike. Ajo tha se fraksionin nuk e bën për show. Kryemadhi u shpreh se është gladiatore me taka.

“Nuk besoj tek fraksionet, por vërtetësia e secilit prej nesh. Fraksionin Monika Kryemadhi nuk e bën për të bërë për show, jam gladiatore me taka, nuk kam turp as nga takat dhe as të vishem si grua, sepse jam grua, nuk jam burrë. Beteja e Kryemadhi ka të bëjë me rritjen e shumë figurave të reja”, tha Kryemadhi.

Por më pas Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi se Monika Kryemadhi është deputete dhe anëtare e Komitetit drejtues të partisë së tij. Në një deklaratë për mediat Meta tha se askush nuk e ka marrë peng Kryemadhin.

“Kush e gënjeu Monikën? Monika Kryemadhi është deputete, dhe mund të zgjidhet deputete sa herë që të dojë. Ajo ka dyfishin e votave, dyfishin e Luçiano Boccit. Ajo është anëtare. Do të luftojmë nepotizmin. Kjo nuk është një konventë kundër Monikës. Të lutem, kur të hipësh atje bashkë me Osmanin, atëherë do të pyesësh. Sa vjeç je? (I drejtohet gazetarit). Ka punë, por nuk ka profesionistë. Ashtu thotë ai torollaku. Do të garantojmë Shqipërinë me 4 mln plus. Nepotizmi është problem i madh për shoqërinë tonë”, tha Meta.

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi mori fjalën edhe në Konventën Kombëtare të kësaj partie duke theksuar se i qëndron fortë propozimeve të saj.

“Nuk kisha ndërmend të flisja, por përderisa isha në axhendë i qëndroj fortë dy propozimeve të mia, për buxhetimin e buxhetit të grave kandidate për deputete apo këshillat bashkiakë. Nuk është diskriminim pozitiv, por e domosdoshme për gratë dhe vajzat. Propozimi im është për 30%, po të jetë vullneti i delegatëve e çojnë edhe më shumë. Sa i përket propozimit numër 2, për nepotizmin, i qëndroj që të mos bëhet propagandë me fjalën nepotizëm.

Në një parti politike nuk ka të bëjë nepotizmi, por meritokracia. Në Pushtet vendoset me emërim, aty emëron kryetari apo përfaqësuesi…Unë mendoj se edhe në PL ka ardhur koha, meqë na u përmend ligji për konfliktin e interesit. I shtoj pikës 70 propozimin për konfliktin e interesit, ku anëtari i PL nuk mund të propozojë individë që ka konflikt interesi”, tha Kryemadhi. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY