VIDEO/Temperatura të frikshme, i ftohti vdekjeprurës mbërthen Amerikën

Ndaje

Moti i ftohtë në SHBA ka sjellë atë që meteorologët e quajnë epoka e ngrirjes së plotë.

Parashikuesit thonë se temperaturat gjatë ditëve të ardhshme do të shkojnë deri në -30 ° C në Midwest, me erëra të forta, duke e bërë atë të ndjehet edhe më e ftohtë.

Të paktën pesë persona raportohen të kenë humbur jetën në disa shtete si pasojë e motit të ftohtë.

Dëbora pritet të bjerë deri në jug duke filluar me Alabama. Trashësia e borës është parashikuar të jetë (60cm).

Dëbora pritet të bjerë gjatë të mërkurës, nga rajoni i Liqeneve të Madh në New England.

Çfarë po  e shkakton këtë të ftohtë?
Kushtet e ftohta atmosferike janë rezultat i masave të fohta të ajrit të njohur si vorbull polare.

Ajo zakonisht rrethon stratosferën mbi Polin e Veriut, por rryma e tanishme është ndërprerë dhe tani po lëviz në jug të SHBA.

Parashikuesit po e atribuojnë këtë me një ngrohje të papritur mbi Polin e Veriut, të shkaktuar nga një shpërthim valësh ajrore të nxehta nga Maroku muajin e kaluar.

Ky sistem moti ndau vorbullën polare dhe bëri që ajo të shkonte në jug, tha për agjencinë e lajmeve AP, Judah Cohen, një ekspert i stuhisë dimërore për Studimin e Mjedisit Atmosferik.

 

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje