Sulmohet me armë në Pogradec një ekip i verifikimit të ndihmës sociale

Sulmohet me armë në Pogradec një ekip i verifikimit të ndihmës sociale

412
0
Shares

Një ekip nga Tirana që po verifikonte ndihmën sociale u sulmua me armë sot në një fshat në Pogradec.

“Mesditën e sotme, në fshatin Buzaishtë, njësia administrative Velçan, Pogradec, shtetasi S. Ç., gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka kanosur me një send në dukje armë zjarri, shtetasin V. I., 54 vjeç, i cili ndodhej në zonë, së bashku me një grup pune të Ndihmës Sociale Tiranë, për verifikimin e familjeve në nevojë.

Shtetasi S. Ç., pasi ka kanosur punonjësin V. I., është larguar nga vendi i ngjarjes. Ky shtetas rezulton i shpallur në kërkim pasi Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vrasja, e mbetur në tentativë”, njofton policia e Pogradecit.

Forcat e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po kontrollojnë zonën, me qëllim kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit S. Ç.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY