Largimi masiv i adoleshentëve/ Berisha: Ikin vetëm e vetëm se mbi ta...

Largimi masiv i adoleshentëve/ Berisha: Ikin vetëm e vetëm se mbi ta rëndon tirania e varfërisë nga vjedhja

50
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha komentoi këtë mbrëmje largimin masiv të adoleshentëve nga Shqipëria. Ikin vetëm e vetëm se mbi ta rëndon tirania e varfërisë nga vjedhja, tha kreu i PD.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS/ Sot lexova një nga lajmet më të zeza. Eurostati njoftonte se Shqipëria është vendi i dytë në botë për largimin e adoleshentëve prej saj.
Se Shqipëria renditej pas Sirisë së rrënuar nga një luftë e tmerrshme civile, në vendin e dytë në botë dhe para Afganistanit për largimin e vajzave dhe djemve nën 18 vjeç.
Ky lajm më çoi në memorien time në korrikun e vitit 1990. Një komshi, familje punëtore me datën 1 korrik, i biri i kërkoi nënës, më bli një këmishë. Adoleshent ishte. E ëma iu përgjigj: të keqen nëna, unë këtë 15-ditësh nuk ta blej dot. Dhe djali doli nga shtëpia, u fut në ambasadë për të gjetur fatin e tij.
Miqtë e mi, sot pas 32 vitesh nuk është fjala për të blerë një këmishë apo një triko.
Por është fjala sepse adoleshenti, i riu, e reja, e shohin se nuk mund të jetojnë në kurriz të prindërve të tyre.
E shohin se jetesa në kurriz të prindërve është varfërim i tmerrshëm.
Ndaj dhe ata marrin rrugët për fatin e tyre.
Largohen nga ky vend që ka pasuri përrallore.
Largohen nga ky vend që Zoti e ka bekuar me pasuri të pafundme si asnjë tjetër.
Largohen vetëm e vetëm se mbi ju o qytetarë rëndon një tirani e tmerrshme. Tirania e varfërisë nga vjedhja. Vjedhja dhe vetëm vjedhja. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY