Tik-tok drejt bllokimit final në SHBA. Ose ta shesë

Tik-tok drejt bllokimit final në SHBA. Ose ta shesë

121
0
Shares

Kongresi amerikan ka miratuar një projektligj përmes së cilit do t’i kërkojë pronarit të Tik Tok të shesë aplikacionin e njohur të mediave sociale ose përndryshe ai do të ndalohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas ligjit që kaloi me 360 vota pro dhe 58 kundër, fjalën e fundit për të cilin do ta thotë Senati.

Nisma ligjore erdhi për shkak se Tik Tok-u paraqet rrezik për sigurinë kibernetike pasi autoritetet kineze mund të detyrojnë “ByteDance” të dorëzojë të dhënat e përdoruesve amerikanë, ose ta drejtojë kompaninë të rrisë përmbajtjen e TikTok-ut në favor të interesave të saj.

Më herët kishte disa ligjvënës amerikanë që ishin të shqetësuar se bllokimi i ‘Tik Tok-ut’ mund të zemërojë miliona të rinj që përdorin aplikacionin, grup votuesish ky që vlerësohet si vendimtar në zgjedhjet e nëntorit, por debati tani është zhvendosur tek shitja e aksioneve të kompanisë në Amerikë në mënyrë që që aplikacioni të vazhdojë të funksionojë. Pritet që pronari i Tik Tok ta çojë çështjen në gjykatë ndërsa autoritet kineze pohojnë se Kina pohon se një ndalim i Tik Tok dëshmon pasiguritë e vetë Uashingtonit dhe përbën abuzim të pushtetit. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY