Policia tregon kush është polici që dhunonte protestuesit: Nuk është ai që...

Policia tregon kush është polici që dhunonte protestuesit: Nuk është ai që vrau në Itali

338
0
Shares

Policia e Shtetit ka dhënë shpjegime në lidhje me një polic që u fotografua gjatë protestës së opozitës te bashkia. Drejtuesit e protestës e akuzuan atë për dhunë ndaj protestuesve. Për shkak të emrit ai u lidh edhe me një ngjarje të rëndë kriminale në Itali.

Në lidhje me një lajm të publikuar në disa portale për një punonjës Policie, sqarojmë opinionin publik se pas verifikimeve të kryera, lajmi i publikuar është i pavërtetë, thuhet ndër të tjera në sqarimin e policisl.

“Shtetasi E. F. Z., i datëlindjes 07.11.2000, është bërë pjesë e strukturave të Policisë së Shtetit në janar të vitit 2022, pasi ka mbaruar kursin për Patrullë të Përgjithshme, në Kolegjin e Policisë, pranë Akademisë së Sigurisë.

Shkrimi i publikuar në mediat italiane i referohet ngjarjes së ndodhur në vitin 2008, dhe në atë kohë punonjësi i Policisë, shtetasi E. F. Z., ka qenë 8 vjeç.

Publikime të tilla dashakeqe dhe të pavërteta, cenojnë imazhin e punonjësit të Policisë dhe të Organizatës së Policisë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sikurse thuhej në deklaratat e opozitës, polici në fjalë është paditur për dhunë dhe fyerje ndaj personave në protestë.

Policia nuk jep asnjë shpjegim se pse polici përdorte dhunë dhe fjalor rrugaçi, dhe se a kishte hetim për këtë sjellje banditi, siç thuhet në deklaratat e opozitës. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY