Teliti: Taksa e profesioneve të lira do rrënojë shtresën e mesme

Teliti: Taksa e profesioneve të lira do rrënojë shtresën e mesme

70
0
Shares

Rama shkeli, jo për herë të parë, zotimin para shqiptarëve për taksim zero për çdo biznes të vogël deri në vitin 2029, tha sot në një dekleratë për shtyp, këshilltari për Ekonominë në PD, Dorian Teliti duke patur parasysh taksimin e profesioneve të lira.

“Faturat e kripura disa milionëshe të këtij tatimi ndaj 29 mijë profesionistëve, kanë mbërritur në dyert e tyre.

Sipas një sondazhi të revistës ekonomike ‘Monitor’ gjendja është alarmante.

96 % e të anketuarve shprehen se ky taksim i ri ndaj do të ketë efekte negative në aktivitetin e tyre si sipërmarrës të lirë.

38 % e të anketuarve shprehen se do të rrisin çmimet e shërbimeve të tyre, që do ti shkojë si barrë shtesë konsumatorit shqiptar.

26 % e të anketuarve shprehen se kostot financiare të kësaj barre të re fiskale do ta përballojnë duke ulur fitimet.

17.5 % të të anketuarve shprehen se po mendojnë seriozisht që të mbyllin aktivitetin, ndërsa 5.4 % po bëjnë gati valixhet për tu larguar përfundimit nga Shqipëria”, tha Teliti.

Sipas Telitit, vendim i qeverisë së Edi Ramës ka në prapavijë interesat e tij politike dhe është eliminimi i shtresës së mesme.

“Partia Demokratike i bën thirrje Gjykatës Kushtetuese, që të pranojë kërkesat e opozitës dhe grupeve të interesit për shfuqizimin e këtij taksimi, i cili rrezikon të falimentojë biznese dhe të shtojë shqiptarë në radhën ndërkohë të gjatë të shpopullimit të vendit”, tha Teliti. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY