Arrestohen dy biznesmenët e dentistrisë dhe ilaçeve në Tiranë

Arrestohen dy biznesmenët e dentistrisë dhe ilaçeve në Tiranë

1092
0
Shares

Policia kreu arrestimin në flagrancë të dy biznesmenëve të dentistrisë dhe ilaçeve në Tiranë.

U arrestua Qazim Haka, lindur në Dibër dhe banues në Laprakë dhe Ermir Haxhiaj banues në Tiranë.
Pas informacioneve të marra në rrugë konfidenciale nga Seksioni i Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar nga ana jonë janë ushtruar kontrolle në dy subjektet e këtyre shtetasve të cilët operonin në mënyrë të ndarë nga njëri tjetri.
Në njërin prej subjekteve janë gjetur pajisje dentare të cilat dyshohen se hyjnë kontrabandë nga Turqia ndërsa në subjektin tjetër farmaceutik është gjendur një sasi e konsiderueshme barnash kontrabandë me vend origjine Europën dhe Turqinë.
Është bërë arrestimi ne flagrance i këtyre shtetasve për veprën penale “Tregëtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”,”Ruajtja dhe depozitimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Kontrabandë me mallra të tjerë” parashikuar nga neni 174, 178 dhe 179 i K.Penal.
Në kuadër të këtij operaconi u sekuestruan barna të ndryshëm të cilët nuk kanë pasur pullën e AKBPM të cilët kapin vlerën e rreth 10 000 Euro dhe pajisje të ndryshme dentare me vlerë rreth 5000 Euro.
Materialet proçeduriale ju kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në ngarkim të shtetasve sipërpërmendur, për veprat penale të “Kontrabandë me mallra të tjerë” Tregëtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” , “Ruajtja dhe depozitimi i mallrave që janë kontrabandë”. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY