GJKKO rrëzoi kërkesën për lirimin e Berishës dhe Malltezit

GJKKO rrëzoi kërkesën për lirimin e Berishës dhe Malltezit

73
0
Shares

Gjykata e Posaçme rrëzoi një kërkesë tjetër për ndryshimin e masës së sigurisë për kreun e opozitës, Sali Berisha dhe për dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi.

Avokati i zotit Berisha, Genc Gjokutaj tha se si zakonisht, gjykata vendosi siç kërkoi prokuroria.

Berisha po mbahet në arrest shtëpiak prej 30 dhjetorit të 2023 edhebpse ndaj tij ku nuk ka ende një akuzë.

Njoftimi:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, sot 03.05.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 96 akti, datë 25.04.2024regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e personave nën hetim/ankues S.B. dhe J.M., me objekt: Ankim ndaj vendimit nr. 200 akti, datë 08.04.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (disponuar mbi kërkesën me objekt zëvendësimin e masës së sigurimit personal), dhe vendosi:

Miratimin e vendimit nr. 200 akti, datë 08.04.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY