Fitore e kandidates proruse në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në...

Fitore e kandidates proruse në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut

666
0
Shares

Kandidatja opozitare e VMRO DPMNE, Gordana Siljanovska Davkova fitoi qartë raundin e parë të zgjedhje presidenciale në Maqedoninë e Veriut pas përpunimit të më shumë se 75% të kutive të votimit.

Kandidatja proruse udhëheq me 35,37% të preferencave, ose më shumë se 125 mijë vota më shumë se kandidati rival në garë Stevo Pendarovski, i cili ka vetëm 19,25% të votave.

Në radhën e shqiptarëve është Bujar Osmani i cili ka marrë më shumë vota se kandidati tjetër Arben Taravari, të cilët renditen në vendin e tretë dhe të katërt në këtë raund me 14.48% të votave dhe 10,35%. Do të ketë një raund të dytë zgjedhjesh presidenciale në Maqedoninë e Veriut më 8 maj, teksa vota e shqiptarëve do të jetë përcaktuese për kreun e ri të shtetit.

Në raundit e parë të zgjedhjeve parlamentare në Maqedoninë e Veriut ishin të regjistruar 7 kandidatë, teksa më shumë se 1.8 milionë qytetarë kishin të drejtë vote. r.r

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY