Protesta e të premtes/ Berisha: Ftoj të gjitha forcat politike që shpallin...

Protesta e të premtes/ Berisha: Ftoj të gjitha forcat politike që shpallin veten opozitare të vijnë në betejë

46
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha ftoj sot nga protesta e opozitës pra apartamentit të tij të gjitha forcat politike që shpallin veten opozitare të vijnë në protestën para bashkisë së Tiranës që do mbahet të premten në 11.00.

“Sonte kam një thirrje për çdo qytetar të Tiranës të bëjë gjithçka për të firmosur ditën e premte fitoren e tij, fitoren e fëmijëve të tij, fitoren e Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë.
Thirrja ime është për çdo demokrate dhe demokrat të kryeqytetit, të ngrihet në lartësinë e idealeve të tij, sakrificave të pamerituara, vuajtjeve që i ka krijuar regjimi antishqiptar i Edi Ramës në këto 11 vite.
Të lërë çdo gjë dhe të prijë ditën e premte në betejën e fitores.
Sot ftoj të gjitha forcat politike që shpallin veten opozitare të vijnë në betejë se beteja është prova e moralit opozitar, e guximit opozitar, e opozitarizmit të vërtetë.
U bëj thirrje të rinjve, të rejave të jeni të parët në këtë betejë sepse në qoftë se Erion Veliaj, Tiranën që duhet të ishte foleja e familjeve tuaja të reja, duhet të ishte shtëpia më e bukur e ëndrrave tuaja, ia ka dorëzuar mafies.
Ndaj dhe ju nuk keni alternativë tjetër veçse largimin prej saj”, deklaroi Berisha. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY