Shqetësimi i prokurores në Pukë: Jam vetëm, nuk hetoj dot pasi...

Shqetësimi i prokurores në Pukë: Jam vetëm, nuk hetoj dot pasi me shumicën jam kushëri

129
0
Shares

Përveç Elidjana Kasës, nuk ka asnjë prokuror tjetër në Prokurorinë e Rrethit të Pukës.

Për këtë arsye, prokurorja e Pukës i ka dërguar një shkresë me kërkesë eprorëve të saj ku shpreh shqetësimin se nuk po hetohen më ngjarjet kriminale për shkak të kapaciteteve të reduktuara në burime njerëzore që ka kjo prokurori.

Shqetësimi i prokurores Kasa lidhet edhe me faktin tjetër se ajo është në konflikt interesi, pasi rezulton të jetë kushëri me pjesën dërrmuese të personave të arrestuar apo në ndjekje penale.

Aktualisht, që nga data 07.12.018 në Prokurorinë e Rrethit Gjyqsor Pukë, rezulton se në detyrë është vetëm drejtuesja e kësaj prokurorie.

Nisur nga ngarkesa në punë, që është e papërballueshme për një prokuror të vetëm, do ju kërkoja që të shikonit mundësinë e plotësimit të organikës së kësaj prokurorie. Kjo kërkesë bazohet edhe në faktin se, unë si drejtuese e kësaj prokurorie kam lindur dhe banoj në qytetin Pukë dhe në disa procedime penale që aktualisht janë në ndjekje nga kjo prokurori si edhe me të arrestuar, unë e kam të pamundur që të ushtroj funksionet e prokurorit për shkak të lidhjeve fisnore”,thuhet në shkresën e prokurores së Pukës, Elidjana Kasa drejtuar KLP.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY