VIDEO/Rikthehet filmi i njohur, aktorja jep lajmin e mirë

VIDEO/Rikthehet filmi i njohur, aktorja jep lajmin e mirë

69
0
Shares

Anne Hathaway do të rikthehet në rolin e saj si Mia Thermopolis në “The Princess Diaries 3”. Aktorja dha lajmin e mirë në emisionin e  Andy Cohen.

Aktorja u pyet nga një fans i saj lidhur me mundësinë nëse do të kishte një puntatë të tretë të filmit të njohur. Anne tha:

Ka një skenar për filmin e tretë,” tha Hathaway. ‘‘Unë dua ta bëj këtë, Julie [Andrews] dëshiron ta bëjë këtë, Deborah Martin Chase, prodhuesi ynë, dëshiron ta bëjë këtë, të gjithë me të vërtetë dëshirojmë që kjo të ndodhë, vetëm se ne nuk duam të japim asgjë derisa të jetë gati, por ne po punojmë për të”.

Mysafiri tjetër Matthew McConaughey ishte i habitur që Hathaway zbuloi “informacion të brendshëm”.

Hathaway së pari mori rolin si Princesha Amelia Mignonette Thermopolis Renaldi në vitin 2001, përballë Julie Andrews si gjyshja e saj, mbretëresha. Vazhdimi, i lëshuar në vitin 2004, vijoi me udhëtimin e mbretëreshës për të gjetur dashurinë e saj në Genovia, vendi imagjinar ku mbretëronin.

Hathaway, tani 36 vjeç, ishte vetëm 19 vjeç kur luajti në “The Princess Diaries” së bashku me Julie Andrews.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY