Grabitqarët e EasyJet që ofrojnë fluturime high cost, jo low!

Grabitqarët e EasyJet që ofrojnë fluturime high cost, jo low!

142
0
Shares

Nga Genc Caushi

EasyJet pretendon se eshtë një kompani që ofron fluturime me çmime të ulta, por hilja qendron tek gjobat që rëndojnë xhepat e udhetareve per bagazhet qe sipas matjeve të bera prej tyre janë 1 cm mbi permasat e lejuara.

Do ta kaloja ketë rast ne heshtje per gjoben e vene nga EasyJet sot ne aeroportim e Gjeneves prej 72 frangash zvicerane per bagazhin 1 cm me te larte nga 45 cm te lejuara ne 46 cm, por kjo u shoqerua edhe me sjelljen arrogante te nje djaloshi floke lepire tek kontrrolli i biletave, punonjes i kompanise.
Me kembenguljen time e peshoj dhe e mati tre here valixhen e vetem qe kisha me vete. “Pesha eshte ok por eshte 1 cm me e larte nga sa lejohet”, kembengulte djaloshi floke lepire, gje e cila nuk rezultonte nga matjet e perseritura te valixhes. Dhe si per te kaluar venien e gjobes sa me shpejt dhe pa debate te metejshme “ankohej se po krijohej rradhe” dhe duhet te levizja pasi te paguaja 72 CHF me karte krediti dhe bagazhin e dores te kalonte me bagazhet e tjera ne barkun e avionit.
Nuk eshte vetem kompania grabitqare EasyJet qe vepron keshtu me pasagjeret, por ka nga ato kompani te tjera low cost qe te rimbursojne per gjoben e vene, sic me ndodhi me kompanine Pegasus teksa fluturoja nga Ankaraja per ne Tirane para disa muajsh.
Nderkohe dy jave me pare kthehesha nga Praga drejt Tirane me nje tjeter kompani low cost, me te njejten valixhe ngjyre blu, pothuajse te njejtat sende brenda valixhes, dhe nuk pati problem pasi gjithcka eshte brenda permasave qe jane pershkruar ne rregulloret e kompanive te fluturimit te tipit low cost. Por ne Gjeneve djaloshi floke lepire i EasyJet arriti me mashtrime qe te “zgjaste” valixhen time 1 cm mbi normen. Vjedhje e hapur por e bukura tjeter eshte se edhe nuk di ku te ankohesh per gjoben dhe sjelljen arrogante te stafit te kompanise ‘High Cost’ EasyJet!
Kjo kompani është kthyer ne KÇK per udhetaret, pasi gjobat i vendosin sipas oreksit te punonjesve tek kontrrolli i biletave, ndoshta kompania do te kompesoje sa te mundet çmimin low cost te biletes me marifete të tilla ordinere.
I vetmi sygjerim për ata qe perdorin avionin per pune jashte vendit do te ishte beni kujdes nga hajduteria e kësaj forme e kompanisë EasyJet. Genc Çaushi

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY