9 vjeçarja nuk ka shenja dhune, kush është i ati Ergysi, pse...

9 vjeçarja nuk ka shenja dhune, kush është i ati Ergysi, pse u arrestua më herët

715
0
Shares

Në trupin e pajetë të 9 vjeçares nuk janë gjetur shenja dhune, lajmëroi sot policia e Shkodrës për një nga fëmijët e familjes Arrazi që u gjet e mbytur në lumin Buna në Shkodër.

“Ju informojmë se nga këqyrja paraprake e trupit të të miturës, në prani të ekspertit mjeko-ligjor, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Policia e Shkodrës, në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po vijon punen për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të këtij rasti”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ndërkaq ka arrestuar Ergys Arrazi, i ati i vajzës me akuzën se ka nxitur drejt vetvrasjes 9 vjeçaren ndërkohë që e ëma me dy fëmijet e tjerë 6 dhe 4 vjeç dyshohet e mbytur në lumë po ashtu.

Ergys Arrazi, 31-vjeç rezulton emër i njohur për policinë, pasi dy vite më parë, së bashku me disa persona të tjerë janë arrestuar për kultivim të lëndëve narkotike.

Ai është vëllai i Edison Arrazit i akuzuar më herët edhe për vrasjen e Endri Mustafës me 6 plumba në trup më 17 maj 2021, në zonën e Livadheve të Shkodrës. Por, Edison Arrazi u la në burg vetëm për posedim kanabisi, pasi nuk u provua se ishte përfshirë në ngjarje.

Ergys Arrazi, ishte personi që denoncoi zhdukjen e bashkëshortes së tij 39-vjeçare, Alma Arrazi dhe tre fëmijëve të tyre të mitur, të moshave 9, 8 dhe 3 vjeç. Ditën e djeshme, trupi i pajetë 9-vjeçares u gjet rastësisht nga një peshkatar në ujërat e lumit Buna në fshatin Darragjat.

Polimbarët e RENEA-s vijojnë me kërkimet e dy fëmijëve të tjerë dhe Alma Arrazit, të cilët po ashtu dyshohen të jenë vetëmbytur në lumë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY