VIDEO/ Itali, sulm me armë ndaj emigrantëve, 7 të plagosur – Apelojnë...

VIDEO/ Itali, sulm me armë ndaj emigrantëve, 7 të plagosur – Apelojnë zyrtarët: Mos dilni nga shtëpitë

107
0
Shares

Një person i armatosur ka hapur zjarr ndaj automjeteve në qytetin qendror italian të Maceratës. Televizioni shtetëror Rai thotë se sulmi u zhvillua në pjesë të ndryshme të qytetit. Zyra e kryebashkiakut të qytetit u ka bërë thirrje qytetarëve nëpërmjet Twitter-it që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, për shkak të incidentit, që besohet të vazhdojë. Të shtënat janë raportuar nga një makinë e zezë Alfa Romeo 147. Dy vetë u raportuan të ishin brenda automjetit.

Disa raporte vënë numrin e të plagosurve deri në 7, por kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht, shkruan BBC.

“Qëndro në shtëpi” është mesazhi i nisur nga kryebashkiaku i Macerata Romano Carancini nga profilet sociale të qytetit. Edhe dalja nga shkollat është bllokuar.

Të shtënat e para u dëgjuan rreth orës 11.10 në Cairoli nga një makinë e errët kundër dy emigrantëve të rinj me ngjyrë, një prej të cilëve u plagos. Një tjetër emigrant u godit në Via dei Velini, një grua afrikane u godit me plumba në zonën e stacionit.

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY