Arrestohet futbollisti, i vuri pistoletën kokës trajnerit

Arrestohet futbollisti, i vuri pistoletën kokës trajnerit

116
0
Shares

Një pistoletë në kokën e trajnerit. Autori i këtij gjesti është 27-vjeçari Sezar Pagani, mesfushor i Eskuela Presidente Roka, ekip i kategorisë së tretë argjentinase. Ndodhia për fat ka shkaktuar vetëm panik, ndërkohë që trajneri Kristian Neira ka dhënë menjëherë dorëheqjen. Në gjurmët e teknikut, edhe gjysma e skuadrës, e cila në shenjë solidariteti ka braktisur klubin.

Duke u rikthyer te historia e pabesueshme, gjithçka u zhvillua disa ditë më parë, kur, në përfundim të seancës stërvitore, Pagani me armën në brez i është afruar trajnerit dhe më pas ka nxjerrë pistoletën duke kërkuar me këmbëngulje një vend në formacion në ndeshjen e radhës. Tragjedia është shmangur falë ndërhyrjes së disa shokëve të ekipit.

Sjellja e keqe nuk është një risi për Paganin, i cili edhe në të kaluarën ka shfaqur qëndrime agresive duke kërkuar një vend në skuadër përmes kërcënimeve. Aktualisht ai është nën arrest, ndërkohë që Federata mediton përjashtimin përjetë nga aktivitetet e saj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY