Reshjet në Gjirokastër, lumi Viroit kapërcen urën

Reshjet në Gjirokastër, lumi Viroit kapërcen urën

86
0
Shares

Shtimi i reshjeve të shiut ka sjellë edhe problemet e para në disa zona të vendit. Në qarkun e Gjirokastrës, ujërat e lumit të Viroit kanë kapërcyer edhe urën, ndërsa është vështirësuar qarkullimi i automjeteve.

Ndërkohë sot pritet që temperaturat të ulen dhe të bjerë borë në zonat malore, e erë e fortë dhe reshje të dendura shiu. Sipas parashikimit reshje intensive priten në Gjirokastër, Kukës, Vlorë dhe Shkodër. Në këto qarqe për shkak të intensitetit të reshjeve mund të shfaqen rrëshqitje të tokës.

Reshjet do të jenë në formën e dëborës 1200 metër mbi nivelin e detit.

Në pjesën tjetër të qarqeve do të jenë mesatare ose intensive, por lokalisht deri shumë intensive.

Për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve mund të krijohen probleme në zonat urbane, kjo në varësi të gjendjes së kanalizimeve.

Temperaturat, e shtunë 3 shkurt 2018

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 12 / 16

në vendet e ulëta: 11 / 15

në vendet malore: 4 / 9 °C.

Era, e shtunë 3 shkurt 2018

Era pritet të fryjë mesatare, ndërsa në bregdet deri e fortë

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY