Dronët monitorojnë Krujën për kanabisin, kapin “mat” kryetarin e Cudhit dhe 6...

Dronët monitorojnë Krujën për kanabisin, kapin “mat” kryetarin e Cudhit dhe 6 kryepleq fshatrash

114
0
Shares

Policia e Krujës ka proceduar penalisht kryetarin e Njësisë Administrative Cudhi dhe 6 kryepleq  fshatrash, ku u gjetën rrënjë kanabisi.

Sipas policisë në këtë operacion antikanabisi janë angazhuar dy dronë dhe 100 policë, ku nga rezultatet e arritura.

Bimët e kanabisi janë konstatuar të kultivuara në fshatrat Shkretë, Bruz Mal, Bruz Zall, Kroi i Madh, Rranxë dhe Cudhi Zall.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Durrës dhe forcat e FNSH-së, në vijim të kontrollit masiv të territorit, për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve  narkotike në qytetin e Krujës, kanë konstatuar disa ambiente ku ishin kultivuar bimë narkotike cannabis sativa, në fshatrat Shkretë, Bruz Mal, Bruz Zall, Kroi i Madh, Rranxë dhe Cudhi Zall.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht shtetasit O. K., 59 vjeç, me detyrë kryetar i Njësisë Administrative Cudhi, A. P., 64 vjeç, S. S., 69 vjeç, M. H., 54 vjeç, S. V., 70 vjeç, A. B., 51 vjeç dhe Xh. Xh., 51 vjeç, me detyrë kryepleq të fshatrave ku u gjetën të kultivuara bimët narkotike cannabis sativa, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Kultivim i bimëve narkotike”,-njofton policia zyrtarisht.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY