“Gjyqi i Tahirit”/Ish-ministri bën shpjegimin: Drejtësia nuk i provoi lidhjet me drogën,...

“Gjyqi i Tahirit”/Ish-ministri bën shpjegimin: Drejtësia nuk i provoi lidhjet me drogën, s’ka logjikë dënimi për detyrën

87
0
Shares

Ish- ministri i drejtësisë, Ylli Manjani ka deklaruar lidhur me gjyqin e Saimir Tahirit, që nëse nuk provohet pasoja e veprimit apo mosveprimit të tij si ish- ministër i brendshëm atëhere nuk ka më kuptim shpërdorimi i detyrës.

Ai thotë se drejtësia nuk i provoi lidhjet e detyrës së ‘’shpërdoruar’’ me drogës, ndaj nuk ka logjikë dënimi për detyrën.Manjani thote se denimi për shpërdorim të detyrës,kur nga shpërdorimi nuk ka pasojë, quhet BOLSHEVIZËM ligjor.

Në fakt drejtësia e vërtetë të provon dhe të gjykon për pasojat që sjell veprimi ose mosveprimi. Shpërdorimi i detyrës në vetvete nuk është as qëllim e as pasojë, por mund të jetë një mjet për të arritur një pasojë kriminale”,-shprehet Manjani.

Sipas tij, drejtësia qartësisht nuk i provoi lidhjet e detyrës së “shpërdoruar” me drogën.

“Ndaj nuk ka llogjikë të fortë ligjore dënimi për detyrën, sepse pasoja nuk u provua. I qëndroj kësaj pikpamje edhe për të përçudnuar të tjerë nga llogjika bolshevike e zbatimit të Kodit Penal.Në rastin Tahiri, meqë ka kuriozitet këto ditë, llogjika është njësoj. Ose Ai shpërdoroi detyrën dhe lejoi drogën, ose nëse nuk provohet pasoja ska më asnjë kuptim shpërdorimi i detyrës.“,-shprehet Manjani.

Nderkaq, sot u shty seanca e apelimit te vendimit, ndersa gjykata e Posaçme e Apelit do të vendosë të premten e 26 qershorit për ish-ministrin.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY