EMRAT/Zbulohen kush janë dy vëllezërit që iu kërkohet deklarimi i pasurisë

EMRAT/Zbulohen kush janë dy vëllezërit që iu kërkohet deklarimi i pasurisë

230
0
Shares

OFL vë në shënjestër dy të fortë të tjerë. Në një deklaratë për mediat, agjentja e OFL-së bëri me dije dy emrat e tjerë të cilët duhet të vetëdeklarojnë pasurinë, brenda një afati prej 48 orësh.

Formularët u janë dërguar dy personave, të dy nga Vlora e të dënuar në Torino për trafik të lëndëve narkotike.

Ata janë vëllezërit Altin dhe Mikel Çuçaj të dënuar në Torino të Italisë për trafikim të lëndëve narkotike.

Dy vëllezërit mësohet se kanë disa pasuri të paluajtshme në zonën e Radhimës në Vlorë, të cilat duhet t’i justifikojnë ose ndryshe sekuestrohen. Ky është operacioni i parë që OFL-së zhvillon në Vlorë.

“Si subjekt i Ligjit Special, ata duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së, të cilat do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme”, tha në një deklaratë për mediat, zëdhënësia e OFL-së.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY