“Do shkoj vetë në Venecia”, Meta: I kërkoj ndjesë komisionit, u keqpërdor...

“Do shkoj vetë në Venecia”, Meta: I kërkoj ndjesë komisionit, u keqpërdor nga mazhoranca

120
0
Shares

Presidenti i vendit Ilir Meta në një konferencë të jashtëzakonshme, evidentoi shkeljet e kryera gjatë ushtrimit të detyrës nga kreu i KED, Ardian Dvorani.

Meta sulmoi edhe kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi, i cili edhe pse kërkoi një opinion nga Venecia për emërimet në Gjykatën Kushtetuese, të enjten e kaluar, pranoi kalimin e një ligji, që i heq kompetencat kreut të shtetit.

Presidenti tha se ai do të shkojë vetë në seancën ku Venecia do të japë opinion për emërimet në Kushtetuese, dhe do të paraqesë fakte dhe më të rënda për shkeljet e kryera nga KED dhe Kuvendi.

Në përgjigje të pyetjes së gazetarëve, se përse nuk dorëhiqet, kur maxhoranca i ka hequr thuajse të gjitha kompetencat, Meta tha se do t’i qëndrojë besnik betimit të bërë mbi Kushtetutë.

Pjesë nga deklarata e Presidentit Ilir Meta:

Mbi procesin e betimit të Gjykatësit Kushtetues. Në rast se presidenti nuk organizon ceremoninë e betimit, çfarë mekanizmi duhet të përdoret? Cilat mund të ishin zgjidhjet më të mira ndërkombëtare kur organi më I lartë i ngarkuar me ligj, refuzon ta bëjë?

Mirë po çfarë bëri?Venecia i konfirmoi Kuvendit se do të dërgonte një komision faktmbledhës.

Kuvendi në mënyrë më të pabesë, ndërkohë që Venecia kishte mbërritur në Tiranë, vetëm disa orë para takimit, voton në seancë plenarë në errësirë projektligjin për shtesa e ndryshime mbi funksionimin e Gjykatës Kushtetuese atë proces të ligjit që rregullon procesin e betimit të gjykatësve kushtetuese.

Përmbajtja e këtij ligjit dhunon nenin 129 të Kushtetutës dhe të gjitha parimet e balancimit të pushteteve. Votimi është një tjetër atentat i rëndë i mazhorancës ndaj Kushtetutës për kontrollin mafioz të Gjykatës Kushtetuese.

Kjo nuk do të pranohet kurrë nga presidenti. Ky nxitim në panik i mazhorancës për të vënë para faktit të kryer Venecian, që e kishte ftuar para dy muajsh, është një fyerje shumë e rëndë që i bëhet KE-së, Venecias në veçanti dhe ambasadorëve që i kërkuan thirrjen e Venecias.

Me këtë veprim mazhoranca ka ftuar një komision të nderuar si venecian dhe nga ana tjetër e ka zhvleftësuar atë mision.

I kërkoj ndjesë Venecia që u keqpërdor nga mazhoranca në funksion të realizimin final të grushtit të shtetit dhe i siguroj se nuk do të pranoj instalimin e grushtit të shtetit dhe kthimin e Gjykatës Kushtetues në një polici të shtetit PPP.

Do të marrë pjesë në seancën plenare të komisionit të Venecias që të njoh të gjithë me përpjekje edhe më të rënda se këto për përpjekje për të instaluar grusht shteti në këtë vend.

Ne Teatër nuk kemi, por Rilindja është teatri dhe Estrada numër e këtij shteti dhe popullit.

Shikoni çfarë thotë Kuvendi, Ardian Dvoranit më 8 nëntor: Për votimin që do të bënte të hënën, i kërkon që nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, të informohet.

Ja përgjigja që i jep Dvorani pa mbledhur KED dhe që është vetëm një votë në 9:

Në fund fare ky i thotë se ditën e sotme, më 8 nëntor sapo ka marrë lerën dhe deri ën çastin e dërgimit të këtij informacioni në KED nuk ka ardhur asnjë informacion për të ushtruar të drejtën e presidentit për emërimin.

Ndaj, vlerësoj që zonja Arta Vokshi -pa mbledhur këshilll-të konsiderohet si e emëruar anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

Por, në datën 5 nëntor-se jemi në fazën penale të përpjekjes për grusht shteti dhe po ashtu, të goditjes së tij, -kemi letrën që Presidenti i ka dërguar zotit Gramoz Ruçi si kryetar Kuvendi, e protokolluar nga Kuvendi. Lerën për të cilën më datë 8 nëntor ai thotë se nuk di gjë.

Kjo letër i është dërguar Dvoranit dhe ambasadave dhe Avokates së Popullit Erinda Ballanca. Aty thuhet se Presidenti, me këtë vendim paraprak, synon respektimin e normës kushtetuese të radhës në emërimin e Gjykatës Kushtetuese dhe situatës jo të zakonshme të krijuar nga keqmenaxhimi i listave nga KED.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY