VIDEO SHOKUESE +18/ I riu bie nga kati i 44, po bënte...

VIDEO SHOKUESE +18/ I riu bie nga kati i 44, po bënte video për Instagram

209
0
Shares

Nuk janë të rralla rastet kur persona të shumtë kryesisht të rinj të jenë aksidentuar gjatë bërjeve të foto- selfie apo të video-selfie, por ky i fundit ka përfunduar në mënyrë tragjike.
Bëhet fjalë për një 26 vjeçar nga Kina i cili ka tentuar të bëjë në foto-selfie në lartësinë e një pallati por që ka rënë prej lartësisë 45 metra dhe ka humbur jetën tragjikisht.
Wu Yongning nuk kishte postuar materiale të reja në llogarinë e tij në Instagram nga 8 nëntori, çka bëri që fansat të dyshonin se ai mund të kishte humbur jetën.
26-vjeçari e quante veten “njeriu i çative”, dhe ishte duke krijuar videon që synonte të bëhej përsëri virale në rrjet.
Në videon e xhiruar nga një pastrues xhamash, 26-vjeçari shfaqet duke u kapur në skajin e qiellgërvishtëses 44-katëshe, kur tenton të ngjitet sërish në çati, por humb kontrollin dhe bie poshtë.
Mësohet se i riu do të fitonte një shumë të majme me publikimin e videos që do të bëhej virale. Autoritetet lokale e përshkruan rastin si një “aksident” dhe tashmë e kanë përjashtuar dyshimin e një vrasje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY