Basha apel në 27-vjetorin e PD-së: Vetëm reflektimi, vizioni, bashkimi dhe beteja...

Basha apel në 27-vjetorin e PD-së: Vetëm reflektimi, vizioni, bashkimi dhe beteja do të na çojë në fitore

78
0
Shares

Partia Demokratike feston sot 27-vjetorin e themelimit. Kreu i kësaj force politike, Lulzim Basha ka mbajtur sot një fjalë përshëndetëse para të pranishmëve që ishin mbledhur në Pallatin e Kongreseve.
Në këtë 27-vjetor, kryetari i kësaj force politike bëri thirrje për bashkimin e të gjithëve, sepse “vetëm reflektimi, vizioni, bashkimi dhe beteja do të na çojë në fitore”, tha Basha në fjalën e tij.
Ai tha se në këto 27 vite ka pasur skenarë eliminimi ndaj PD-së, por ai tha se pavarësisht kësaj, kjo parti është ngritur më e fortë.
“Gëzuar ditën e lindjes së pluralizmit në Shqipëri. Krijimi i PD është përmendorja më e bukur e pluralizmit. Ne duhet të reflektojmë për rrugën që kemi bërë. Në 27 vite histori PD ka përjetuar ulje dhe ngritje. Për PD në 27 vjet ka pasur edhe skenarë eliminimi. Por nga çdo vështirësi, nga çdo rrëzim, ajo është ngritur më e fortë. Pavarësisht sfidave, PD ka ditur, ka mundur dhe ia ka dalë të mbetet e madhe, ia ka dalë të riniset në fillime të reja, sepse ka pasur vetëdijen e forcës së bashkimit dhe ka ditur të bashkohet”, është shprehur kryedemokrati Basha.
Në fjalën e tij, Basha ka përmendur edhe emrat e demokratëve që janë ndarë nga jeta. Ai ka përmendur, Azem hajdarin, Arben Brocin, Ferdinand Ponin, Sokol Olldashin, etj.
Ai nuk nguroi të shprehë mirënjohje edhe për themeluesit e partisë si Eduard Selamin, Arben Imamin, Genc Rulin, Preç Zogajn, Tritan Shehun, Genc Pollon, Aleksandër Meksin etj, e në këtë listë nuk harroi edhe një zë që ka shprehur disa herë kritika ndaj tij, Besnik Mustafajn.
Kryedemokrati veçoi ndër të tjera kontributin e liserit historik të PD-së, Sali Berishën.
“Nderimi dhe mirënjohja më e madhe do të jetë përherë për liderin e saj historik Sali Berishën, pa të cilin Partia Demokratike nuk do kishte shpirtin dhe forcën që ka pasur përherë”, u shpreh Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY