Rama del në përgjimet e trafikantit Arben I. në Bruksel i cili...

Rama del në përgjimet e trafikantit Arben I. në Bruksel i cili ndërmjetësoi mes trafikantëve dhe investimeve në Shqipëri

655
0
Shares

Një tjetër media serioze belge, rtl.be, deklaron se në procesin kundër trafikantëve të drogës në Bruksel, del emri i Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama! Përmes investimeve strategjike, synohej pastrimi i parave të pista të trafikut të drogës, thuhej në shkrim.

Për këtë ka reaguar edhe n/kryetari i PD, Gazment Bardhi.

“Kjo është arsyeja pse në Shqipëri hetimet për përgjimet e SKY ECC janë bllokuar! Shqipëria nuk mund të turpërohet nga lidhjet e Edi Ramës me krimin e organizuar”, shkruan ai.

Në shkrim trajtohet gjyqi ndaj një shqiptari i quajtur Arben I., i cili ishte hetuar në Spanjë dhe Gjermani për trafik droge.

”Më 18 prill, prokurori kërkoi dënimin me 10 vite burg për Arben I., i cili e konsiderohet si ndërmjetës mes kushëririt të tij, Alfredo H., një nga dy drejtuesit e dyshuar të organizatës kriminale, dhe atë të një organizate të ngjashme me bazë në Majorka. Ai pohoi gjithashtu se ai ka vepruar si ndërmjetës mes Alfredo H. dhe investitorëve në Shqipëri për pastrimin e parave të pista, me mbështetjen e politikanëve të lartë. Në dosje figuron emri i kryeministrit shqiptar Edi Rama”, thuhet në shkrim.

Lajmi i plotë mund të lexohet në frëngjisht duke klikuar këtu.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY