VIDEO/ Itali, shkatërrohet banda me 51 anëtarë e trafikut të drogës, mes...

VIDEO/ Itali, shkatërrohet banda me 51 anëtarë e trafikut të drogës, mes të arrestuarve dhe shqiptarë – Ja si u përgjuan

276
0
Shares

Policia Italiane ka goditur një tjetër bandë të trafikut të drogës nga Shqipëria në Itali, ku në përfundim të operacionit janë arrestuar katër persona. Sipas mediave italiane mësohet se dy prej të arrestuar janë shqiptarë, me iniciale L. E., 38 vjeç dhe M. M., 29 vjeç.

Por edhe pse janë vënë vetëm katër persona në pranga, mediat në Itali shkruajnë në rrjetin e trafikut janë përfshirë 51 persona. Dhjetë prej tyre janë arrestuar kohë më parë gjatë operacioneve të ndryshme.

Grupi kriminal trafikonte hashash, kokainë dhe heroinë. Organizata është e ndarë në disa grupe njerëzish, të cilët kanë role të përcaktuara. Ata kanë kontrollin e tregut në Lombardi, Emilia Romagna, Toscana, Sardenja, Basilicata, madje dhe në Belgjikë, ku blinin sasi të mëdha kokaine dhe më pas i shpërndanin në qytetet italiane.

Nga hetimet është zbuluar gjithashtu se kjo organizatë kishte mbështetje logjistike nga grupet e tjera kriminale që ndodhen në Shqipëri, me të cilat bashkëpunojnë. Bandat në vendin tonë, bënin të mundur gjetjen e mjeteve për transportin e drogës dhe skafistët.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY