VIDEO/ Itali zbulohet banda shqiptare e kokainës, çmimet dhe dozat shënoheshin në...

VIDEO/ Itali zbulohet banda shqiptare e kokainës, çmimet dhe dozat shënoheshin në muret “e dyqanit” të tyre të drogës

112
0
Shares

Një ndërtesë e tërë në Via Bellini, në Frosinone, ishte shndërruar në një dyqan të vërtetë droge të hapur gjatë gjithë kohës. Policia zbuloi se aty strehoheshin tregtaret e droges dhe arrestoi 13 vetë.

Hetimet filluan në dhjetor të 2015 kohe ne te cilen u zbulua organizata kriminale e udhehequr nga nje grup shqiptaresh, të cilet e kishin bazen pikerish ne kete ndertese.

Blerësit vinin nga krahinat fqinje në Frosinone, dhe e dinin se në çdo kohë të ditës ose të natës, ata mund të shkonin në pallat dhe të blinin çdo lloj droge. Më popullorja ishte e ashtuquajtura mini dozë kokainë, që peshonte 300 miligramë dhe kushtonte 20 euro; doza ishte e reklamuar edhe me shkronja të mëdha në muret e ndërtesës me peshë dhe çmim.

Brenda organizatës të gjithë kishin detyra të përcaktuara mirë; kishte ata qe benin roje, kishte te tjere qe monitorinin bleresit dhe te tjere qe jepnin alarmin nese mberrinte policia. Punonjes tetjere ishin te dedikuar per shitjen, paketimin dhe mbajtjen e librit me llogarite. Per furnizimin ishin te ngarkuar dy shqiptare, babai dhe djali qe punonin ne Rome.

Siopas policise italiane, organizata modifikonte metodat, duke kaluar nga apartamentet  në shitjet brenda shkallëve, me doza të fshehura brenda sportelit të shërbimit të ndërtesës. Të ardhurat mesatare ditore shkonin deri ne 8 mije euro, kurse ne fundjave deri ne 10 mije.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY