“Bllokuan planin tonë për trajtimin e mbetjeve sepse donin mafian e plehrave”,...

“Bllokuan planin tonë për trajtimin e mbetjeve sepse donin mafian e plehrave”, Basha: Do ti nënshtrohen Ligjit Antimafia

96
0
Shares

Në një lidhje të drejtpërdrejtë për “ABC-ja e mëngjesit”, kryedemokrati Lulzim Basha, foli për PPP dhe koncensionet korruptive, ndërsa u shpreh se do ti nënshtrohen Ligjit Antimafia.

Lulzim Basha: Ky është një amendim në ligjin anti-mafia që do të bëj të mundur verifikim, sekuestrimin dhe konfsikimin e të gjitha të ardhurave të personave privat apo shtetëror të pasurisë të qytetarëve publik që verifikohen që kanë abuzuar me detyrën. Po kështu dhe të personave të afërm me pronarë të kompanive apo zyrtarëve që demostrohet që kanë abuzuar me detyrën. Pra, një paketë anti-mafia që synon goditjen e korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin, mbrojtjen e pasurisë publike, garantimin e konkurencës së lirë dhe objekt i verifikimit do të jenë të gjitha kontratat PPP, të gjitha kontratat koncensionare, të gjitha kontratat e prokurimit publik, të gjitha kontratat e tjetërsimit të pasurisë publike, të gjitha aktet për leje, autorizime, licensa për shfrytëzimin e pasurisë publike.

Ligji siç e kemi detajuar dhe në propozimin tonë do të ketë fuqi prapavepruese, kontratat abuzive dhe korruptive do të anullohen. Ka dhe sot dizpozita të qarta në ligjë që nuk zbatohen që kur dokumentohet një kontratë është abuzive është e pavlefshme me efekt prapa veprues dhe pasuria e përfituar në kundërshtim me ligjin, ju kthehet qytetarëve. Risi e ligjit nuk është thjeshtë që çohen në prokurori dhe të dënohen penalisht por që me këtë mekanizëm anti-mafia pasuritë dhe paratë e tyre do të sekuestrohen, natyrisht kjo do të bëhet në mënyrë të tillë që çdo hap i verifikimit i hetmit dhe i konfiskimit apo sekuestrimit të pasurive të bëhet në mënyrë transparente, konform normave ligjore të Shqipërisë dhe konventës europiane të të drejtave të njeriut.

Ndër të tjera, Basha u shpreh se PD do të dërgojë ditën e sotme një padi në SPAK në lidhje me aferën e inceneratorëve. Nga ana tjetër, sipas kryedemokratit, në këtë kohë të vështirë pandemia nuk janë investuar nga e qeverisë as 12 për qind e fondit përkatës.

Duke ngritur pyetjen se ku janë lekët e shqiptarëve, Basha u shpreh se plani me 5 pika i opozitës do t’i shpërndajë paratë drejt qytetarëve.

Enkel Demi: Ai ka nxjerrë një memon tuaj ku thotë: 37 euro për ton plehrash dhe ju keni thënë që kjo nuk është e vërtetë, por është memo…
Lulzim Basha: Jo, jo s’ështË! Shiko, po futemi në detaje të cilat i interesojnë qeverisë për të humbur provat. Sot Sharra merr 29 euro qytetarëve, ose më saktë shqiptarëve
Enkel Demi: Për ton!
Lulzim Basha: Për ton! Me projektin tonë do të kushtonte 12, ndërsa pjesa tjetër janë investimet që do të bëheshin për të ndërtuar këtë sistem të konteniereve në tokë për të blerë flotën e makinave.
Enkel Demi: A domethënë 37. Është me gjithë koston e investimeve.
Lulzim Basha: Janë 2 procese, ndërsa ketij vetëm sharra i kushton 29. Po të shikojmë Eco-Tirana e Milio Racit e Ndraghetës…
Enkel Demi: E qartë e qartë!
Lulzim Basha: Do të shikoni që bëhet fjalë për një. Ju fusin kastile në këtë për të gënjyer. 29 është vetëm sharra me këta. Me ne ishte 12 euro. Pse nuk u bë projekti ynë i plehrave?
Enkel Demi: Domethënë, me gjithë investimin shkonte 37 euro?
Lulzim Basha: Do të vidheshin 17 euro në Sharrë. Sa vidhen në Tiranë do ta bëjmë dhe atë transparente. Mjafton që një gjë do të kuptoni, që plani ynë i cili nuk u bë realitet, se e bllokuan këta, ishte transparent, ishte me garë, ishte me Banken Botërore. Pra, Banka Botërore hartonte temat e referencës dhe do të hapej garë ndërkombëtare etj etj. Ndërsa këta, pastrimin e qytetit e kanë bërë me një kompani, drejtuesi i së cilës sot është shpallur në Verona si bosi i Ndraghetës. Është arrestuar si bosi i Ndraghetës, ndërsa pastrimin, të ashtuquajturin pastrim në Sharrë që e bëjnë për 17 euro më shumë seç planifikonte studimi ynë. Përgjigja është pse e bllokuan këtë, sepse kishin ndërmend të bënin këtë aferë. Nuk donin as transparence, nuk donin as Bankën Botërore, nuk donin as GTZ-në gjermane donin Ndraghetën e Veronës dhe mafian e plehrave, që vepron sot në Sharrë, në Elbasan dhe në Fier. Kaq është e qartë! Kjo është e gjitha!

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY