“Ata që e kanë kaluar COVID-in nuk duhet të shqetësohen”, Epidemiologu zbulon...

“Ata që e kanë kaluar COVID-in nuk duhet të shqetësohen”, Epidemiologu zbulon studimin e fundit mbi antitrupat

310
0
Shares

Të gjithë personat që e kanë kaluar COVID-19 nuk duhet të shqetësohen për rikthimin e sëmundjes.

Duke iu referuar një studimi të kryer nga Universiteti i Rochester në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, epidemiologu Ilir Alimehmeti thotë se rreziku i riinfektimit është i ulët.

Shumë veta janë të shqetësuar nga rastet e riinfektimeve me COVID-19, sepse këto pak raste janë pasqyruar edhe mediatikisht, duke hiperbolizuar kështu dimensionin e tyre të vërtetë. Për kronikë, deri më sot janë të dokumentuar me riinfektim të sigurt 6 persona dhe të dyshuar 4 persona në të gjithë globin, ndërkohë që rastet me COVID-19 janë aktualisht 40 milionë. Pra gjasat e riinfektimit janë deri më sot 1 ndër 4 milionë! Unë do të thosha të ulëta”, thekson doktori.

Sipas tij, imuniteti i antitrupave zgjat në dekada. Kjo pasi të dhënat studimore kanë treguar se SARS-COV 2 indukton formimin e limfociteve B të kujtesës.

“Limfocitet B të kujtesës janë qeliza imunitare me jetë të gjatë që zbulojnë viruset, krijojnë antitrupa për t’i shkatërruar ato dhe i ‘mbajnë mend’ për të ardhmen. Duke qenë se limfocitet B të kujtesës mund të mbijetojnë në dekada, ato mund t’i mbrojnë personat që e kanë kaluar COVID-19 nga infeksionet e ardhshme për një kohë shumë të gjatë (ndoshta gjithë jetën), por nevojitet më shumë kërkim shkencor në këtë drejtim”, ka shkruar Alimehmeti në rrjetet sociale.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY