Berisha: Tre nderet e Dumanit për Veliajn

Berisha: Tre nderet e Dumanit për Veliajn

147
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha tha sonte se emri i kryetarit të bashkisë së Tiranës është shmangur nga cdo dosje nga SPAK, duke shkelur çdo standart. “Erion, si kryehajn i bashkisë Tiranë, Altin Veliaj nuk ta përmend emrin asnjëherë, ta shpërblen duke hequr emrin nga çdo dosje”, tha Berisha.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS/ Por meqenëse para qytetarëve të Tiranës dhe Shqipërisë, nxore pazaret që ke bërë me Dumanin, më lejoni të njoftoj dhe njëherë qytetarët se çfarë ka bërë Dumani për ty, për këto pazare të fëlliqura me ty.

Së pari, Altin Velia të ka hequr ty cilësimin organizatë kriminale dhe grup i strukturuar kriminal, në një kohë kur ti me drejtorët e tu në çdo tender keni vepruar vetëm si grup i strukturuar kriminal, në ligjin shqiptar, atë evropian dhe botëror, por jo për Altin Velinë dhe Erion Dumanin.
Së dyti, Altin Velia ka injoruar 3 fishimin, 5 fishimin e çmimeve të tenderave që keni vjedhur, duke tejfryrë fondet limite. Erion do të të vij dita dhe të dy do të përfundoni atje ku e meritoni.
Së treti, Altin Veliaj ka injoruar, të ka falur falë pazareve që ke ti me të, kriteret false në një krim të shëmtuar, kriteret fals që keni përdorur në modelin tuaj të vjedhjes 100% të fondeve të qytetarëve të Tiranës.
Altin Veliaj i yt, që ti the se e ke blerë me ndërtesën e ndërtuar qindarkë për qindarkë me paratë e taksa paguesve të Tiranës që kanë paguar 3-fish taksën e ujit dhe që ka kushtuar duke vjedhur ju, 5 herë çmimin e zakonshëm.
Sepse ti Erion si kryetar i autoritetit kontraktues të Bashkisë Tiranë, si kryehajn i bashkisë Tiranë nuk ta përmend emrin asnjëherë, ta shpërblen duke hequr emrin nga çdo dosje.
Asnjë standard nuk ka përdorur Altin Veliaj sepse në çdo standard, Erion Dumani do të shkonte tek Tusha-Simirxhiu. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY