Këlliçi denoncon “rakordimin mes Veliajt e SPAK” për pyetjen e Veliajt në...

Këlliçi denoncon “rakordimin mes Veliajt e SPAK” për pyetjen e Veliajt në Prokurorinë e Posaçme

181
0
Shares

Ditën e djeshme në televizionin që paguhet me paratë e inceneratorit të Tiranës, u shfaq pronari faktik i inceneratorit, Erion Veliaj, i cili kryelajm kishte vetëshpalljen e tij si kryeprokuror i SPAK, komentoi sot anëtari i kryesisë së PD, Belind Këlliçi deklaratën e Veliajt se do të shkojë në SPAK të dorëzojë ca të dhëna.

“Hajduti i bashkisë doli dje në media, për të mbuluar me propagandën e tij boshe vjedhjen marramendëse që ai, së bashku me organizatën e tij kriminale 5D i kanë bërë buxhetit të Bashkisë Tiranë në pothuaj 1 dekadë.

Doli ti kujtonte SPAK-ut se kishte qenë bashkëpunues me ta që ditën e pare, pasi ishte i vetmi që i dhuroi godinën që prokurorët të punonin në kushte modern, e këtë e mundësoi me firmën e Mollës së tij, të cilin e kalbi në burg me duart e veta.

Por në monologun 30 minutësh, Erion trimi që fshihet pas dasmës 500 milionëshe me pensionin e mamit, bëri një deklaratë që shemb në tokë drejtësinë e re, deklaratë e cila do duhet të sqarohet menjëherë nga SPAK dhe drejtuesi i saj, Altin Dumani.

Pronari faktik i incenratorit të Tiranës, deklaroi se nuk do priste postën, por do ishte proaktiv sipas këshillës së Altin Dumanit dhe do të shkonte vetë në SPAK, por thjeshtë do duhej vetëm të rakordonte ditën dhe orën”, tha Këlliçi.

Në vijim Këlliçi tha që SPAK dhe Altin Dumani, i cituar nominalisht nga kreu i bandës 5D Erion Veliaj, të reagonte për të sqaruar dakortësinë e arritur mes tyre për tu marrë në pyetje si dhe Dumani të sqaronte se ku e dinte Erion Veliaj që do të pyetej nga prokurorët.

Këlliçi këmbënguli që SPAK dhe Altin Dumani, të sqaronin komunikimet private me pronarin faktik të inceneratorit të Tiranës, bazuar në vetë qëndrimet e djeshme të këtij të fundit. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY