Ndëshkohen shoferët e ‘pabindur’, policia jep detajet në Durrës

Ndëshkohen shoferët e ‘pabindur’, policia jep detajet në Durrës

56
0
Shares

Vijojnë kontrollet nga shërbimet e Policisë Rrugore, për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetin në mënyrë të parregullt.

Arrestohen në flagrancë 4 drejtues mjetesh. Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë, arrestuan në flagrancë shtetasit:

E.R., 34 vjeç, banues në Shijak, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në Shijak, duke drejtuar një motomjet pa leje drejtimi.

I.L., 49 vjeç, banues në Shijak, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në lagjen nr.14, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Man”, (autobuz), në gjëndje të dehur.

H.Sh., banues në fshatin Zezë, Nikël, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në Fushë Krujë, duke drejtuar çiklomotorrin pa leje drejtimi.

E.C., banues në Durrës, pasi në lagjen nr.4, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, në gjëndje të dehur, është përfshirë në aksident rrugor me mjetet “Benz”, “Volkswagen” dhe “Lançia” duke shkaktuar dëme materiale.

H.P., 51 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi në lagjen nr.17, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka aksidentuar shtetasin B.K., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY