Greva e urisë/ Naftëtarët nuk tërhiqen, shokët e tyre nisen për marshim:...

Greva e urisë/ Naftëtarët nuk tërhiqen, shokët e tyre nisen për marshim: Protesta do përshkallëzohet

129
0
Shares

Në ditën e 13 të grevës së urisë, naftëtarët në Ballsh vijojnë të jenë të ngujuar dhe nuk pranojnë të tërhiqen, por kanë paralajmëruar se nëse do jetë e nevojshme, deri në ditën e fundit të jetës do të bëjnë rezistencë.

Shokët dhe kolegët e naftëtarëve të ngujuar kanë nisur këtë mëngjes një marshim në qytetin e Mallakastrës dhe lajmëruan bllokimin e rrugës. Ndërsa i bënë thirrje policisë të mos i pengojnë të protestojnë.

“Punë, pagë, perspektivë”, shkruhej në banderolën e tyre.

Kreu i sindikatës së Naftëtarëve i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama të gjejë një zgjidhje për situatën.

Situata e protestës së sotme duket se do të përshkallëzohet. Pas grumbullimit para rafinerisë së naftës, naftëtarët kanë deklaruar se do të bllokojnë rrugën kryesore që lidh Ballshin me Fierin. Siç raporton gazetarja, ata po nisen drejt qytetit të Ballshit.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY